Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Gjermania në recesion prej dy vitesh", analiza e DW: Çfarë pritet nga qeveria e re?

Kosto më të ulëta të energjisë, më pak taksa, më shumë stimuj financiarë për investime. Ligji i punës më fleksibël. Ngrirja e shpenzimeve sociale. Dhe mbi të gjitha, më pak burokraci. Këto janë gjërat që ekonomia gjermane kërkon nga qeveria e ardhshme federale. "Ekonomia është në rënie. Shkalla e papunësisë po rritet.Gjermaniapo bëhet gjithnjë e më pak tërheqëse për investitorët”, thotë Rainer Dulger, president i Shoqatës së Punëdhënësve, për situatën aktuale në Gjermani.
Ka mungesë të fuqisë së kualifikuar punëtore, u ankua ai. Niveli i rregullave dhe i burokracisë është rritur vitet e fundit, ashtu siç janë rritur edhe kostot e punës dhe përfitimet e tjera për kompanitë, kritikoi Dulger. "Një vend që po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë për të investuar duhet të jetë gjithnjë e më i mirë, nëse dëshiron të jetë një vend atraktiv për investime. Por Gjermania nuk është e tillë. Republika Federale nuk është më konkurruese në krahasimin global", është diagnoza e Dulger.
Roli i industrisë në Gjermani
Fuqia ekonomike e vendit mbështetet kryesisht (më shumë se 25 për qind) në industri. Pas dy vitesh në recesion, Shoqata Federale e Industrisë Gjermane (BDI) pretendon se prodhimi në kompani është më i ulët sot se sa ishte pesë vjet më parë. Lajme të ngjashme negative vijnë edhe nga sektorë të tjerë. Kudo në Gjermani po prodhohet më pak, më pak po ndërtohet, më pak po blihet e konsumohet.
Ekspertët ekonomikë që këshillojnëqeverinë federale thonë në analizën e tyre aktuale vjetore se ata kanë vërejtur një rënie të vazhdueshme që shtrihet në të gjitha industritë dhe sektorët. Veçanërisht shqetësuese: Gjermania po eksporton gjithnjë e më pak.
Për dekada, modeli gjerman bazohej në një formulë të thjeshtë: lëndët e para dhe produktet gjysëm të gatshme bliheshin relativisht lirë jashtë vendit, më pas me ndihmën e aftësive punëtore gjermane dhe energjisë së lirë, ato "përpunoheshin" në teknologji që mbante etiketën e nohur në botë "Made in Germany".
Agresioni rus kundër Ukrainës, kriza energjetike, inflacioni dhe tranzicioni drejt një ekonomie neutrale ndaj klimës kanë rezultuar me rritjen e çmimeve të energjisë. Ky është një problem veçanërisht për ato kompani që konsumojnë shumë energji. Sektorët më të rëndësishëm ekonomikë si inxhinieria mekanike dhe pajisjet elektrike janë prekur më së shumti. Ndërsa industria kimike, pas një rënie të ndjeshme në vitin 2023, është stabilizuar në një nivel të ulët, thonë ekspertët.
Largimi i kompanive jashtë vendit
Ekonomia kërkon ulje të ndjeshme të çmimeve të energjisë elektrike për t'u bërë sërish konkurruese. Në krye të listës së dëshirave është edhe kërkesa për uljen e kostove të burokracisë. Instituti i Mynihut Ifo flet për një shumë prej 65 miliardë eurosh në vit – këto janë paratë që kompanitë gjermaneduhet të shpenzojnë për të përmbushur detyrime të ndryshme ligjore, për shembull në lidhje me dokumentacionin e biznesit, apo plotësimin e parakushteve për miratimin e projekteve të reja.
Gjendja në kompani është e keqe dhe shumë prej tyre po kërkojnë të investojnë jashtë vendit, po kërkojnë alternativa tërheqëse atje. Në një sondazh të BDI-së thuhet se rreth një e treta e kompanive të anketuara kanë zhvendosur departamentet e tyre të kërkimit dhe zhvillimit jashtë vendit. Kreu i BDI, Peter Leibinger, paralajmëron se ky migrim po kërcënon Gjermaninë si një destinacion për aktivitetin ekonomik - "deri në thelb", siç tha ai.
Nisma, e cila bashkon rreth 100 shoqata biznesi dhe lobimi, nuk kërkon asgjë më pak nga qeveria e ardhshme federale sesa një kthesë të plotë në politikën ekonomike. Në një ditë të madhe veprimi më 29 janari kjo nismë planifikoi aksione të ndryshme në të gjithë Gjermaninë, në të cilat kompanitë duan të ndërgjegjësojnë publikun për problemet me të cilat përballen dhe t'u dërgojnë kërkesa politikanëve. Me këtë aksion ekonomia i dërgon politikës një mesazh "Zgjimi për politikën”. Zgjedhjet e 23 shkurtit janë "vendimtare", pohojnë organizatorët e fushatës.
Kreu i Shoqatës së Punëdhënësve, Dulger, i ka dërguar së bashku me krerët e katër shoqatave më të mëdha të biznesit në vend, një letër me qëndrime të qarta drejtuesve të partive të përfaqësuara në Bundestag. Ata kërkojnë që pas zgjedhjeve të forcohen stimujt për bizneset në zonat rurale. Dhe sipas tyre, kjo do të thotë investime në pajisje, digjitalizim, transport dhe infrastrukturë – por edhe politika strehimi, shëndetësi, arsim, kulturë apo institucione sociale.
Në sondazhet aktuale të opinionit publik, ekonomia dhe migrimi janë dy temat më të rëndësishme për qytetarët gjermanë. Partitë CDU/CSU kanë kompetencën më të madhe, apo besimin më të madh tek qytetarët se mund t'i zgjidhin këto probleme. Në sondazhe, është Unioni dhe kadidati i tij për kancelar Friedrich Merz që gëzon besimin e shumicës së votuesve, rreth 30 për qind. Për të formuar një qeveri, Unionit do t'i duhet një ose dy partnerë koalicioni. Ndoshta mund të jetë SPD ose të Gjelbërit.
Gjatë negociatave të koalicionit për formimin e një qeverie të re federale, bindjet partiake-politike të partnerëve të mundshëm nuk do të jenë e vetmja gjë që do të ketë rëndësi. Ndikimet e jashtme, veçanërisht ndryshimet globale pas kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, pritet të luajnë një rol të madh.
Kompanitë gjermane po shikojnë me shqetësim përtej Atlantikut. Në vitin 2024, SHBA ishte partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë për herë të parë në dhjetë vjet. Rreth dhjetë për qind e eksporteve gjermane shkuan në SHBA.
Shumica e kompanive gjermane presin efekte negative në konkurrencën e tregut ndërkombëtar, sepse Trump, siç ka paralajmëruar, dëshiron të kontrollojë tregtinë dhe të vendosë tarifa doganore më të larta për mallrat nga vendet e tjera. Tregu amerikan është i një rëndësie kyçe për industrinë farmaceutike gjermane, por edhe për prodhuesit e automjeteve.
Gjermania i shet SHBA-së më shumë sesa blen prej saj. Ky fakt është një halë në sy për Donald Trumpin, i cili synon të reduktojë suficitin tregtar me Gjermaninë, ndërsa në të njëjtën kohë dëshiron të tërheqë kompanitë gjermane për të investuar dhe prodhuar edhe më shumë në SHBA./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38