Flash News

Bota

Gjermania nën presion, tanket për Ukrainën varen nga miratimi i SHBA

Gjermania nën presion, tanket për Ukrainën varen nga miratimi i

Gjermania do të dërgojë tanke luftarake në Ukrainë vetëm nëse SHBA bën të njëjtën gjë.

Kancelari Olaf Scholz është nën presionin ndërkombëtar dhe të brendshëm për të furnizuar me tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman ose të paktën të miratojë dorëzimin e tyre nga vendet e treta për Ukrainën, raporton BBC.

Polonia dhe Finlanda kanë premtuar se do të dërgojnë Leopardët e tyre - por kanë nevojë për lejen e Gjermanisë për ta bërë këtë.

Berlini është ende në bisedime me SHBA-në për qëndrimin e tij zyrtar.

Shumë presin një njoftim për të pasuar një takim të aleatëve perëndimorë të Ukrainës në bazën ushtarake amerikane të Ramstein në Gjermaninë jugperëndimore nesër.

Raportet sugjerojnë se Scholz do t'u japë dritën jeshile Leopardëve vetëm nëse Presidenti i SHBA Joe Biden pranon të furnizojë tanke amerikane Abrams.

Megjithatë, këshilltari i lartë i Pentagonit për sigurinë, Colin Kahl, tha vonë të enjten se SHBA nuk ishte e përgatitur për të përmbushur kërkesat e Kievit për tanket.

"Tanku Abrams është një pajisje shumë e komplikuar. Është e shtrenjtë. Është e vështirë të stërvitesh. Ka një motor reaktiv," tha zoti Kahl.

Një burim i lartë i qeverisë gjermane i tha BBC-së se raportet për një bllokim midis Berlinit dhe Uashingtonit mbi tanket ishin të mbivlerësuara, por ato po shkaktojnë shqetësim tek aleatët perëndimorë të Ukrainës.

Të fundit