Flash News

Bota

Gjermania njeh gjenocidin në Namibi: I kërkojmë falje pasardhësve të viktimave; akordon 1.1 mld euro ndihmë

Gjermania njeh gjenocidin në Namibi: I kërkojmë falje

Gjermania ka pranuar zyrtarisht se ka kryer gjenocid gjatë pushtimi të saj në Namibi dhe njoftoi se do të ofrojë mbështetje financiare. Kolonizuesit gjermanë vranë dhjetëra mijëra njerëz në fillim të shekullit të XX. Ministri i Jashtëm Heiko Maas i pranoi vrasjet si gjenocid.

"Në dritën e përgjegjësisë historike dhe morale të Gjermanisë, ne do t'i kërkojmë falje Namibisë dhe pasardhësve të viktimave," tha ai, raporton BBC.

Maas shtoi se Gjermania, në një "gjest për të njohur vuajtjet e mëdha të shkaktuara mbi viktimat", do të mbështeste zhvillimin e vendit përmes një programi me vlerë më shumë se 1.1 miliardë euro. Deklarata e së premtes erdhi pas pesë vitesh negociatash me Namibinë, e cila ishte nën pushtimin gjerman nga 1884-1915.

Të fundit