Flash News

Bota

Gjermania paralajmëron Rusinë: Do të ndërpresim gazsjellësin ‘Nord Stream 2 nëse pushton Ukrainën

Gjermania paralajmëron Rusinë: Do të ndërpresim

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania duket se kanë rënë dakord që gazsjellësi , Nord Stream 2 (një linjë gazi natyror nga fushat ruse në bregdetin gjerman, që shtrihet 764 milje nën Detin Baltik) do të ndërpritet nëse Rusia pushton Ukrainën, sipas deklaratave të zyrtarëve të dy vendeve.

Paralajmërimi i parë erdhi nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili tha se Nord Stream 2, që lidh Rusinë me Gjermaninë, nuk do të jetë më në funksion nëse Rusia pushton Ukrainën.

"Dua të jem shumë i qartë: nëse Rusia pushton Ukrainën në një mënyrë ose në një tjetër, Nord Stream 2 nuk do të ecë përpara," tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price. “Nuk do të hyj në specifikat. Ne do të punojmë me Gjermaninë për të siguruar që ajo të mos ecë përpara.”

Në të njëjtën ditë, Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, u duk se përcolli të njëjtin mesazh në Bundestag.

“Në rastin e një akti të ri agresioni, ne kemi në dispozicion një brez të gjerë përgjigjesh, duke përfshirë Nord Stream 2,” u tha ajo deputetëve.

Emily Haber, ambasadorja e Gjermanisë në Uashington shkroi në Tëitter se "SHBA dhe Gjermania deklaruan së bashku verën e kaluar: nëse Rusia përdor energjinë si armë ose nëse ka një shkelje tjetër të sovranitetit të Ukrainës, Rusia do të duhet të paguajë një çmim të lartë".

Të fundit