Flash News

Bota

Gjermania pritet të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë, NATO: Nuk e pengojmë

Gjermania pritet të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore

Qeveria gjermane ka konfirmuar se po diskuton me aleatët pasi Polonia kërkoi që njësitë e mbrojtjes ajrore Patriot të dërgohen në Ukrainë.

Berlini i kishte ofruar fillimisht sistemin e mbrojtjes Polonisë, anëtare të NATO-s, për të siguruar hapësirën e saj ajrore, pasi një raketë e humbur vrau dy persona pranë kufirit me Ukrainën javën e kaluar.

Por Polonia e hodhi poshtë ofertën, duke thënë se më mirë do të ishte nëse dërgoheshin në Ukrainë.

"Ne po flasim me aleatët tanë se si të trajtojmë sugjerimin e Polonisë", tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sinjalizoi se aleanca nuk do ta pengonte Gjermaninë të ndërmerte një hap të tillë, duke thënë se është vendim që e marrin vetë shtetet.

Burimi: Sky News

Të fundit