Flash News

Bota

Gjermania raporton shifrën më të lartë të rasteve ditore që prej fillimit të pandemisë

Gjermania raporton shifrën më të lartë të rasteve

Instituti Robert Koch (RKI) tha se 33,949 raste të reja ishin regjistruar në 24 orët e fundit, nga 28,037 raste ditore një javë më parë, raportojnë mediat e huaja. Rekordi i mëparshëm ishte 33,777 raste të reja më 18 dhjetor 2020.

Ministri federal i shëndetësisë Jens Spahn do të takohet me ministrat e shëndetësisë shtetërore për të diskutuar se si të kufizohet përhapja e virusit përpara dimrit, pasi njësitë e kujdesit intensiv në spitale mbushen dhe infeksionet tek fëmijët rriten.

"Aktualisht po përjetojmë një pandemi kryesisht midis të pavaksinuarve dhe është masive", tha Spahn në një konferencë për shtyp në fillim të javës.

Sot u raportuan 165 vdekje, nga 126 një javë më parë. Të paktën 96,192 njerëz kanë humbur jetën nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë dhe më shumë se 4.6 milionë njerëz janë infektuar me virusin.

Rreth 66% e popullsisë së Gjermanisë kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine për COVID-19, por rreth 16.2 milionë njerëz të moshës mbi 12-vjeç mbeten të pavaksinuar duke përfshirë 3.2 milionë mbi të 60-at.

Disa rajone gjermane po forcojnë kontrollet dhe presioni po rritet për të kërkuar testime në shtëpitë gjermane të kujdesit.

Të fundit