Flash News

Bota

Gjermania zgjat bllokimin kombëtar deri në 31 janar, shkollat e kopshtet do qëndrojnë të mbyllura

Gjermania zgjat bllokimin kombëtar deri në 31 janar, shkollat e

Gjermania ka njoftuar zgjatjen e bllokimit deri më 31 janar.

Kancelarja Angela Merkel tha të martën se kufizime të reja për të zvogëluar kontaktin do të hyjnë në fuqi në mënyrë që të frenohen infeksionet në rritje.

Masat mbarëkombëtare, përfshirë mbylljen e shkollave dhe bizneseve jo-thelbësore u prezantuan në mes të dhjetorit dhe pritej të vazhdonin deri më 10 janar, raporton BBC.

Gjermania ka regjistruar më shumë se 1.8 milion raste me Covid-19 dhe 36,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë, tregojnë shifrat nga Universiteti Johns Hopkins.

Të fundit