Flash News

Bota

Gjesti i Cristiano Ronaldos i kushtoi Coca-Colas katër miliardë dollarë humbje

Gjesti i Cristiano Ronaldos i kushtoi Coca-Colas katër miliardë

Gjesti i yllit të Portugalisë Cristiano Ronaldos, i cili largoi nga tavolina dy shishe dhe në vendin e tyre vuri një ujë, në konferencën e tij për shtyp të hënën, i ka kushtuar Coca-Cola-s një rënie prej katër miliardë dollarësh, shkruan marca.com. 

Ylli i Portugalisë dihet që është një fanatik i të ushqyerit shëndetshëm dhe nuk i pëlqen pijet me gaz siç është Coca Cola.

Mesazhi i tij u bë menjëherë viral në mediat sociale, gjë që ka pasur ndikim edhe në botën financiare.

Aksionet e Coca Cola ranë nga 56.10 dollarë në 55.22 dollarë pothuajse menjëherë pas gjestit të Ronaldos, që do të thotë se vlera e ndërmarrjes ra nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollarë.

 

Të fundit