Flash News

Bota

Gjykata e Hagës i kërkon qeverisë hollandeze të heqë shtetrrethimin: U abuzua me pushtetin

Gjykata e Hagës i kërkon qeverisë hollandeze të heqë
Foto ilustruese

Gjykata e Hagës ka kërkuar që qeveria hollandeze duhet të heqë kufizimet në kuadër të parandalimit të koronavirusit.

Në vendimin e saj, gjykata deklaroi se vendi abuzoi me kompetencat për gjendjen e emergjencës, duke e cilësuar shtetrrethimin "një shkelje të gjerë të së drejtës për lirinë e lëvizjes dhe privatësisë", sipas CNN.

Gjykatësi tha se zbatimi i shtetrrethimit nuk plotësonte kërkesat e "urgjencës së veçantë" që kërkohet nga ligji. Ai shtoi se përdorimi i "pushtetit të jashtëzakonshëm të autoritetit civil" nga qeveria nuk ishte "i ligjshëm".

Shtetrrethimi në Holandë nis në orën 21:00 deri në orën 4:30 të mëngjesit që prej 23 janarit dhe është parashikuar të zgjasë deri më 3 mars.

Hollanda ka raportuar më shumë se 1 milionë raste me Covid-19 dhe më shumë se 14,960 viktima.

Të fundit