Flash News

Bota

Gjykata e Hagës lëshoi urdhër-arresti për Vladimir Putin, Rusia shton sulmet ajrore ndaj Ukrainës

Gjykata e Hagës lëshoi urdhër-arresti për Vladimir Putin,

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ditën e djeshme një urdhër arresti kundër Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin për krime lufte. Megjithatë kjo nuk ka bërë që sulmet ndaj Ukrainës të rrallohen, por përkundrazi janë bërë më të shpeshta.

Forcat ajrore ukrainase kanë bërë me dije se Rusia ka nisur 16 sulme me dronë në orët e para të 18 marsi dhe se 11 dronë janë rrëzuar. Zonat kryesore të shënjestruara kanë qenë kryeqyteti Kievi dhe rajoni perëndimor Lviv.

Udhëheqësi i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, ka thënë se mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar të gjithë dronët që u nisën drejt kryeqytetit.

Të fundit