Flash News

Bota

Gjykata e Lartë: TikTok ndalohet në SHBA nga e diela

Gjykata e Lartë: TikTok ndalohet në SHBA nga e diela

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka vendosur ndalimin e aplikacionit TikTok në SHBA, nëse kompania mëmë kineze, ByteDance, nuk arrin ta shesë atë deri të dielën. Ky vendim pason miratimin e një ligji dypartiak nga Kongresi vitin e kaluar, i cili u nënshkrua nga Presidenti Joe Biden.

Vendimi i gjyqtarëve konfirmon se ligji nuk shkel mbrojtjen e Amendamentit të Parë të Kushtetutës amerikane, që ndalon qeverinë nga kufizimi i fjalës së lirë. Ai rrëzon një vendim të mëparshëm të një gjykate më të ulët, që kishte lënë masën në pezullim pas kundërshtimeve nga TikTok, ByteDance dhe përdoruesit e aplikacionit.

Presidenti aktual, Joe Biden, ka deklaruar se nuk do të zbatojë ndalimin në orët e mbetura të mandatit të tij, duke ia lënë në dorë Presidentit të zgjedhur Donald Trump të marrë vendimin përfundimtar kur të hyjë në detyrë të hënën.

Kjo situatë përfaqëson një pikë kthese në marrëdhëniet tregtare dhe teknologjike midis SHBA-së dhe Kinës, ndërsa mbeten të paqarta hapat që do të ndërmerren nga administrata e re. Ndalimi i TikTok pritet të ketë ndikim të madh tek miliona përdorues amerikanë dhe krijues përmbajtjesh, të cilët e përdorin platformën për komunikim, biznes dhe argëtim.

Të fundit