Flash News

Bota

Gjykata i heq imunitetin presidencial, reagon Trump

Gjykata i heq imunitetin presidencial, reagon Trump

Ish presidenti i SHBA, Donald Trump nuk ka imunitet presidencial dhe mund të ndiqet penalisht me akuzat për komplot për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020, njoftoi sot Kolegji i Gjykatës së Apelit.

Steven Cheung, zëdhënësi i fushatës së Trump ka reaguar pas vendimit, ku deklaron se pritet ta apelojë.

"Nëse imuniteti nuk i jepet një presidenti, çdo President i ardhshëm që largohet nga detyra do të paditet menjëherë nga pala kundërshtare. Pa imunitet të plotë, një President i Shteteve të Bashkuara nuk do të ishte në gjendje të funksiononte siç duhet! Ndjekja penale e një presidenti për akte zyrtare shkel Kushtetutën dhe kërcënon themelin e Republikës sonë.

Presidenti Trump me respekt nuk pajtohet me vendimin e qarkut DC dhe do ta apelojë atë për të mbrojtur Presidencën dhe Kushtetutën", deklaron ai.

Prokurori i Posaçëm Jack Smith e ka akuzuar Trumpin për komplot për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020

Por Trump pretendon se ai po kryente detyrat e tij zyrtare si president kur ndodhën trazirat e 6 janarit.

 

 

Të fundit