Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Gjykata i sheh të përmbushura kushtet ligjore, DW: Një muaj paraburgim për katër serbët e arrestuar në Kosovë

Autoritetet e Serbisë reaguan të zemëruara pas arrestimit të dy grupeve të serbëve në Kosovë gjatë fundjavës. Reagime pati edhe nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit. Një gjykatë në qytetin e Gjakovës aprovoi kërkesën e Prokurorisë dhe u caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh katër serbëve të Serbisë për shkak të "dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve".
Përveç katër të dyshuarve në Gjakovë, që sipas autoriteteve kosovare të sigurisë dyshohet se kanë lidhje me strukturat e sigurisë së Serbisë, policia ndaloi edhe 12 serbë të tjerë në Prizren gjatë fundjavës.
Gjykata i sheh të përmbushura kushtet ligjore
Për katër serbët e arrestuar në Gjakovë, Prokuroria tha se të dyshuarit me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., kishin mbajtur armë të ftohta gjatë vizitës së tyre në disa nga manastiret ortodokse në Kosovë. "Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se të pandehurit me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., kanë kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, tha Prokuroria. Prandaj, këtë kërkesë e aprovoi gjyqtari i procedurës paraprake, i cili vlerësoi se "janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që, nëse do të gjendeshin në liri, ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale si dhe rreziku i ikjes”.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pas arrestimit të 16 serbëve në dy operacione të ndara, tha se në mesin e tyre kishte edhe "oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë të Serbisë”. "Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se këto grupe kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme, pasi janë gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës”, shkroi Sveçla.
Për rastin Banjska, në Kosovë është ngritur aktakuzë kundër rreth 40 personave, përfshirë edhe udhëheqësin e tyre Millan Radoiçiq. Vetëm tre nga këta persona mbahen në paraburgim në Kosovë, ndërsa të tjerët, sipas organeve kosovare të sigurisë, qëndrojnë të lirë në Serbi. Seanca e parë për tre prej grupit të Banjskës që po mbahen në paraburgim do të mbahet më 17 prill.
Vuçiç: Kjo tregon çfarë terrori po vazhdon ndaj serbëve
Autoritetet e Serbisë reaguan me zemërim për arrestimin e dy grupeve të serbëve në Kosovë gjatë kësaj fundjave dhe, sipas Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, "personat e ndaluar shkuan në Kosovë vetëm për të vizituar Seminarin Teologjik dhe manastiret përreth Prizrenit”.
"Imagjinoni, disa nga këta persona thonë se janë edhe pjesëtarë të strukturave të sigurisë, dhe pastaj u kanë gjetur, thonë, një thikë dhe një sëpatë të thyer. Është krejtësisht e qartë se nuk shërbejnë për asgjë tjetër, përveç për ndonjë përdorim privat dhe nevoja personale. Dhe kjo tregon çfarë terrori po vazhdon ndaj serbëve”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ndërkohë, Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, bëri të ditur lidhur me 12 të arrestuarit në Prizren, se tashmë dy prej tyre, me inicialet L.S. dhe S.R., po mbahen në paraburgim në Kosovë, ndërsa të tjerët, pas marrjes në pyetje nga policia, janë liruar dhe janë kthyer në Serbi.
Sa i përket katër serbëve të arrestuar në Gjakovë, të cilëve gjykata u caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh, sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës në detyrë, Xhelal Sveçla, gjatë kontrollit të makinës së tyre iu gjetën "fotografi me hartën e Republikës së Kosovës, fotografi të terroristëve të vrarë gjatë sulmit në Banjskë”. Ndërsa, për grupin e dytë që u arrestua në Prizren, ministri Sveçla tha se "fakti që grupi i dytë që u ndalua në Prizren, dhe që ishte strehuar në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë, mund të tregojë për një tentativë për të shfrytëzuar institucione fetare për kamuflim ose për të shkaktuar tensione ndëretnike/fetare në Kosovë, duke përdorur ngjarje të sajuara për të nxitur reagime të dhunshme ose trazira”.
Deklaratat e ministrit Sveçla u kundërshtuan nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit. Ajo tha se "Kisha nuk mund të ketë njohuri se kush janë të gjithë pelegrinët që marrin pjesë në shërbesa apo edhe në këtë seminar”. "Çdo insinuatë se personat e përmendur, duke qëndruar në pjesën e mysafirëve të seminarit, kinse kanë shfrytëzuar ‘institucionin fetar për maskim dhe për nxitje të tensioneve ndëretnike dhe fetare në Kosovë', siç thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, është krejtësisht e papërgjegjshme dhe nuk bazohet në fakte konkrete”, tha Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit./DW
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11