Flash News

Bota

Gjykata Supreme: Trump ka imunitet për veprimet zyrtare, jo për ato private

Gjykata Supreme: Trump ka imunitet për veprimet zyrtare, jo për ato

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara vendosi të hënën se ish-presidenti amerikan, Donald Trump nuk mund të ndiqet penalisht për veprime zyrtare që i ka ndërmarrë gjatë kohës në detyrë, raporton reuters

Në një vendim të ndarë 6-3, gjykata vendosi që ish-presidentët gëzojnë imunitet për veprimet që i ndërmarrin brenda autoritetit të tyre kushtetues dhe nuk gëzojnë imunitet për veprimet e ndërmarra privatisht.

Kjo është hera e parë që Gjykata Supreme e SHBA-së deklaron se ish-presidentët mund të mbrohen nga akuzat penale në çdo instancë.

Gjashtë gjykatësit konservatorë të Supremes votuan njerëzi, ndërsa tre gjykatësit liberalë kundërshtuan. 

Trump është kandidati republikan që po sfidon presidentin demokrat, Joe Biden, për zgjedhjet presidenciale amerikane të 5 nëntorit.

Vendimi i sotëm i Supremes i zvogëlon gjithashtu gjasat që Trumpi të përballet para zgjedhjeve me gjyqin për akuzat se kishte komplotuar që të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Trump kishte argumentuar se ishte imun ndaj ndjekjes penale, sepse shërbente si president kur i bëri veprimet për të cilat akuzohet sot.

Të fundit