Flash News

Bota

Gjyqi i parë për krime lufte/ Vrau një civil, dënohet me burgim të përjetshëm ushtari rus

Gjyqi i parë për krime lufte/ Vrau një civil, dënohet me

Është kryer gjyqi i parë për krime lufte në Ukrainë. Një ushtar rus ka dalë sot para drejtësisë dhe është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili 62-vjeçar.

Vadim Shishimarin u akuzua se qëlloi një banor të paarmatosur në fshatin Chupakhivka.

Ushtari 21-vjeçar i tankeve ruse u deklarua fajtor për vrasjen, që kishte ndodhur më 28 shkurt, që ishte vetëm katër ditë pas fillimit të pushtimit rus. Shishimarin nuk shfaqi asnjë emocion teksa u lexua vendimi, shkruajnë mediat e huaja.

Të fundit