Flash News

Bota

Gjysma e vendit hyri sërish në bllokim, rritet zemërimi i australianëve ndaj qeverisë

Gjysma e vendit hyri sërish në bllokim, rritet zemërimi i

Zemërimi po rritet në Australi, ndërsa 13 milionë njerëz, rreth gjysma e popullsisë, po përballen me masa të reja në kuadër të pandemisë. Australia e Jugut iu bashkua bllokimit si Victoria dhe pjesë të Uellsit të Ri Jugor.

Banorët nuk duhet të largohen nga shtëpitë e tyre përveç për blerje ushqimesh dhe arsye të tjera thelbësore. Ekzistojnë frika se bllokimi i Sydneit mund të shtrihet deri në shtator.

Më pak se 14% e australianëve janë vaksinuar, niveli më i ulët midis kombeve të OECD. Dy qytetet më të mëdha të Australisë, Sidnei dhe Melburni po përballen pasiguri se kur do të rihapen.

Shumë njerëz janë shprehur të zhgënjyer pasi hynë sërish në bllokim, një vit e gjysëm pas shpërthimit të pandemisë.

Rihapjet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur presionin mbi qeverinë federale. Kryeministri Scott Morrison është kritikuar ashpër për shkallën e ngadaltë të vaksinimit, por i ka rezistuar thirrjeve për të kërkuar falje.

"Asnjë vend nuk ka marrë përgjigjen e tyre pandemike 100%. Unë mendoj se australianët e kuptojnë këtë," u tha ai gazetarëve.

Ai përsëri përmendi suksesin e Australisë për menaxhimin e pandemisë dhe numërin e ulët të infeksioneve që janë regjistruar në këtë shtet si dhe të viktimave.

Burimi: BBC

Të fundit