Flash News

Bota

"Goditet rëndë Ndrangheta"/ Në Itali u zhvillua gjyqi më i madh që nga vitet '80, dënohen 70 anëtarë të grupit mafioz

"Goditet rëndë Ndrangheta"/ Në Itali u zhvillua gjyqi

Gjyqësori italian i ka dhënë një goditje të rëndë grupit mafioz më të fuqishëm të Italisë - Ndrangheta - duke dënuar 70 anëtarë të tij dhe persona të tjerë në lidhje me të.

Mediat e huaja shkruajnë se ky është gjyqi më i madh mafioz që nga fundi i viteve 1980. Vendimet ndaj 91 të pandehurve u lexuan në një sallë të madhe gjyqi, ku u zhvillua një "mega-gjykim" i qindra anëtarëve të dyshuar të 'Ndrangheta-s'.

Prokurori antimafia Nicola Gratteri - përpjekjet e të cilit për të mposhtur 'Ndrangheta' e detyruan atë të jetonte nën mbrojtjen e policisë për më shumë se 30 vjet - tha se gjithçka kishte shkuar mirë.

"Unë nuk kam frikë nga asgjë dhe askush. Unë gjithmonë them atë që mendoj dhe nëse nuk mund ta them të vërtetën është sepse nuk mund ta provoj", tha ai.

Disa nga të dënuarit morën dënimin maksimal prej 20 vitesh. Rreth një e treta e grupit është dënuar me 10 vjet dhe 21 persona janë shpallur të pafajshëm, tha Gratteri.

Gjyqet e anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të 'Ndrangheta-s' po zhvillohen që nga janari. Janë 355 të pandehur ende për t'u gjykuar, me procedurat që pritet të zgjasin dy vjet ose më shumë.

Të fundit