Flash News

Bota

Goditje e rëndë për kartelin Sinaloa, arrestohet krahu i djathtë i djalit të ‘El Chapo’

Goditje e rëndë për kartelin Sinaloa, arrestohet krahu i

Ushtria meksikane thotë se ka arrestuar një lojtar kyç në kartelin e drogës Sinaloa në qytetin verior të Culiacán, shkruan BBC.

José Ángel Canobbio, i njohur gjithashtu si "El Güerito" (biondi i vogël), akuzohet se ishte dora e djathtë e Iván Archivaldo Guzmán, një nga djemtë e bosit famëkeq të drogës të burgosur Joaquín "El Chapo" Guzmán.

Forcat meksikane të sigurisë thonë se arrestimi i Canobbio, për të cilin ata thonë se ishte përgjegjës për sigurinë e Iván Archivaldo Guzmán, është një goditje e rëndë për kartelin Sinaloa.

Ai u kap vetëm disa orë pasi Shtetet e Bashkuara shtuan kartelin Sinaloa në listën e organizatave të huaja terroriste (FTO), një veprim për të cilin administrata Trump thotë se do ta lejojë atë të luftojë më mirë grupet kriminale.

Të fundit