Flash News

Bota

Goditje për Juventusin/ Gjykata i jep të drejtë Ronaldos, 11 mln euro për t’u paguar

Goditje për Juventusin/ Gjykata i jep të drejtë Ronaldos, 11 mln

Juventusi ka pësuar një humbje të rëndë jashtë fushës së blertë, pas vendimit përfundimtar të Gjykatës së Punës në Torino, e cila ka rrëzuar ankesën e klubit kundër Cristiano Ronaldos.

Sipas verdiktit, bardhezinjtë janë të detyruar t’i paguajnë ish-sulmuesit portugez rreth 9,7 milionë euro paga të prapambetura, shifër që me interesat arrin në afro 11 milionë euro. Përveç kësaj, Juventusi do të përballojë edhe shpenzimet gjyqësore.

Çështja lidhet me të ashtuquajturën “manovra e dytë e pagave” për sezonin 2020/2021, një kapitull që ka sjellë pasoja të shumta ligjore për klubin torinez. Vendimi i fundit mbyll përfundimisht një sagë të gjatë gjyqësore, duke i dhënë të drejtë CR7 dhe duke rënduar më tej bilancin financiar të Juventusit.

Objektivi i Juventusit është që sulmuesi francez të jetë në dispozicion të trajnerit për supersfidën e së dielës në “Stadium” ndaj Napolit. Megjithatë, kërkesa prej rreth 35 milionë eurosh mbetet pengesa kryesore në negociata, edhe pse vetë lojtari ka dhënë tashmë dritën jeshile për transferimin në Torino.

Ditët në vijim priten të jenë vendimtare, teksa Juventusi kërkon të balancojë goditjen financiare nga vendimi i gjykatës me një lëvizje të rëndësishme në merkato.

Të fundit