Flash News

Bota

Grabitet në mes të ditës argjendaria në Paris, zhvasin bizhuteri me vlerë 15 mln euro

Grabitet në mes të ditës argjendaria në Paris, zhvasin

Një grabitje ka ndodhur në mes të ditës sot në Paris.

Tre grabitës kanë hyrë në argjendarinë e njohur Piaget  dhe kanë marrë nën kërcënimin e armës bizhuteri me vlerë 15 milionë euro.
Grabitja ndodhi teksa klientët ndodheshin brenda argjendarisë. 

Autorët ishin tre “dy burra me kostume dhe një grua me fustan”, tha një burim policor.

Të gjithë në pjesën e pasme të dyqanit ranë përtokë dhe grabitësit më pas detyruan një anëtar të stafit të hapte vitrinat dhe një bagazh ku mbahen disa nga pjesët më të shtrenjta. Pasi u morën mjaft bizhuteri, grabitësit u larguan në këmbë dhe më pas ndoshta hipën në dy rrota aty pranë”, tha një burim i cituar nga Daily Mail.

 

Të fundit