Flash News

Bota

“Gratë flasin shumë”, dorëhiqet shefi i Lojërave Olimpike të Tokios pas deklaratës seksiste

“Gratë flasin shumë”, dorëhiqet shefi i Lojërave

Kreu i komitetit organizues të Lojërave Olimpike të Tokios ka dhënë dorëheqjen pasi u kritikua etiketime seksiste ndaj grave.

Yoshiro Mori, 83, u citua të thoshte se gratë flasin shumë dhe se takimet me shumë drejtoresha të bordeve femra do të "merrnin shumë kohë", shkruan BBC.

Vërejtjet nisën një stuhi proteste dhe Mori kërkoi falje në atë kohë, por tha se ai nuk do të jepte dorëheqjen.

Por, ditën e stome, ndryshoi mendje.

"Ajo që është e rëndësishme është mbajtja e Olimpiadës në muajin korrik. Nuk duhet të ndodhë që prania ime të bëhet pengesë për këtë," tha ai në një takim të komitetit, ku gjithashtu njoftoi dorëheqjen e tij.

Nuk është menjëherë e qartë se kush do të zëvendësojë Morin, një ish-kryeministër japonez. Ai fillimisht kishte zgjedhur administratorin e njohur të sportit Saburo Kaëabuchi, 84 vjeç, për ta zëvendësuar atë por edhe kjo çoi në protesta.

Dorëheqja erdhi ndërsa presioni u rrit mbi të gjatë javës së kaluar. Sponsorë të mëdhenj dolën përpara për të kritikuar komentet e tij, duke përfshirë Toyota, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Olimpiadës.

Presidenti i Toyota, Akio Toyoda tha se kompania ishte "e zhgënjyer".

Të martën, një grup ligjvënësesh femra u veshën me të bardha në një protestë kundër vërejtjeve të tij, me disa burra që bënin të njëjtën gjë në solidaritet.

Të fundit