Flash News

Bota

"Green Pass" e detyrueshme, francezët protestojnë për të katërtën javë radhazi

"Green Pass" e detyrueshme, francezët protestojnë për

Protestat kundër pajisjes në mënyrë të detyrueshme me certifikatën Covid-19 (Green Pass) për të hyrë në një sërë vendesh vazhdojnë në Francë në javën e katërt të tyre. Mijëra njerëz marshuan në Paris dhe qytete të tjera.

Rreth 204,000 njerëz protestuan fundjavën e kaluar dhe autoritetet besojnë se një numër i ngjashëm do të jetë edhe këtë herë. Demonstratat vijnë vetëm dy ditë para përdorimit të kartës së shëndetit.

Çdo qytetar që do të hyjë në bare, restorante dhe transport publik publik me distancë të gjata, duhet të jetë i pajisur me lejen shëndetësore.

Më shumë se 79% e të rriturve francezë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 68% janë plotësisht të vaksinuar.

Të paktën 7 milionë njerëz kanë marrë vaksinën e tyre të parë, që kur presidenti Emmanuel Macron njoftoi lëshimin e lejes së shëndetit më 12 korrik.

Franca po regjistron mbi 21,000 raste të reja me Covid-19 çdo ditë, një rritje e madhe nga një muaj më parë. Më shumë se 112,000 njerëz kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.

Burimi: Euronews

Të fundit