Flash News

Bota

Greqia ashpërson masat, Kryeministri Mitsotakis: Bllokim i pjesshëm për të luftuar rritjen "eksponenciale" të infeksioneve

Greqia ashpërson masat, Kryeministri Mitsotakis: Bllokim i pjesshëm

Greqia do të zbatojë një bllokim të pjesshëm për të luftuar një rritje "eksponenciale" të shifrave me COVID-19. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili tha se masat që do të hyjnë në fuqi të martën do të zgjasin një muaj.

Kufizimet konsistojnë në ndalimin e lëvizjes pas mesnate deri në orën 05.00 të mëngjesit. Maskat do të jenë të detyrueshme si në mjediset e mbyllura dhe në ato publike. Gjithashtu tubimet janë të ndaluara. 50% e punonjësve në sektorin publik dhe privat të punojnë online. Edhe në univeristete mësimi do të zhvillohet online. Kufizimet e reja përfshijnë mbylljen e restoranteve, aktiviteve sportive dhe artistike. Zona e ‘Rrezikut të Rritur’ përfshin  Greqinë Veriore dhe Atikën.

Të fundit