Flash News

Bota

Greqia bllokon zonat me rrezikshmëri të lartë/ Zgjatet ora policore dhe mbyllen shumë aktivitete

Greqia bllokon zonat me rrezikshmëri të lartë/ Zgjatet ora

Greqia ka ashpërduar masat anti-Covid në disa prej komunave me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e koronavirusit. Kufizimet janë vendosur në komunat Aspropyrgos, Elefsina dhe Mandra, dhe do të hyjnë në fuqi ditën e nesërme.

Do të ndalohet lëvizja përtej fashave orare 18:00 -05.00. Nga ky rregull përjashtohen ata që levizin për arsye pune.

Do të ndalohet blerja e mallrave online, gjithashtu do të mbyllen tregjet, qendrat tregëtare, parukeritë, qendrave të kujdesit estetik dhe librarite. Ndalohen ceremonitë fetare, përveç funeraleve që do të bëhen vetëm me dhjetë persona.

Më tej do të procedohet me kontrolle masive të popullsisë dhe teste të shpejta. Testimi do të bëhet çdo pesë ditë tek punonjësit në shtëpitë e të moshuarve. Gjithshtu parashikohet shpërndarja masive e maskave.

Të fundit