Flash News

Bota

Greqia, Gjermania dhe 5 shtete të tjera të BE-së nisin përdorimin e çertifikatave të vaksinimit

Greqia, Gjermania dhe 5 shtete të tjera të BE-së nisin
Foto ilustruese

Greqia, Gjermania dhe pesë shtete të tjera të Bashkimit Evropian prezantuan një sistem certifikatash vaksinimi për udhëtarët, disa javë përpara fillimit të programit të 1 korrikut në bllokun prej 27 vendesh.

Sipas Komisionit Evropian, vendet e tjera që filluan zbatimin e planit më herët  ishin Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Kroacia dhe Polonia, raportojnë mediat e huaja.

Greqia, e cila varet shumë nga turizmi, ka këkuar me ngulm përdorimin e certifikatës, e cila po u lëshohen personave që janë plotësisht të vaksinuar, atyre që e kanë kaluar virusin dhe kanë antitrupa, si edhe të tjerëve që kanë bërë një test brenda 72 orëve të fundit.

Dokumentet do të kenë forma dixhitale dhe letre. Ato do të jenë falas, të shpërndara në gjuhën kombëtare dhe anglisht, si dhe të jenë të vlefshme në të gjitha vendet e bllokut.

Komisioni i BE thotë se njerëzit që janë vaksinuar nuk duhet të testohen më ose të futen në karantinë, pavarësisht se ku po udhëtojnë, duke filluar 14 ditë pasi kanë marrë dozën e dytë. Megjithatë, vendet anëtare nuk e kanë mbështetur ende këtë rekomandim.

Të fundit