Flash News

Bota

Greqia dhe Turiqia "harrojnë" akuzat, Athina ofron ndihmë për evakuimin e personave nën rrënoja

Greqia dhe Turiqia "harrojnë" akuzat, Athina ofron ndihmë

Greqia ka lënë mënjanë akuzat dhe i është gjendur pranë Turqisë në këto momente të vështira. Pavarësisht raporteve të acaruara mes dy vendeve, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, duke i përcjellë ngushëllimet e tij të përzemërta për humbjen e jetëve duke dërguar një mesazh uniteti midis dy popujve.

Edhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka kontaktuar me telefon homologun turk, Mevlüt Çavuşoğlu, menjëherë pas tërmetit të madh në Egje dhe shprehu gatishmërinë e Greqisë për të ndihmuar në procesin e evakuimit të qytetarëve, banesat e të cilëve janë shkatërruar në rajonin e Izmirit.

“Pas tërmetit të Samos dhe Smyrna, Ministri i Jashtëm Nikos Dendias kontaktoi homologun turk M.Cavusoglu dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë greke për të dërguar drejtpërdrejt forcat EMAK në Turqi për të ndihmuar qytetarët e bllokuar”, thotë Ministria e Jashtme greke.

Të fundit