Flash News

Bota

Greqia do të ofrojë dozë përforcuese kundër Covid-19 për personat mbi 60-vjeç

Greqia do të ofrojë dozë përforcuese kundër Covid-19

Qeveria greke ka vendosur të ofrojë një dozë të tretë kundër Covid-19 për qytetarët mbi 60-vjeç, raportojnë mediat helene.

Anëtari i komitetit qeveritar të ekspertëve shëndetësorë dhe Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, Vana Papaevangelou tha se hkencëtarët kanë veçuar dozën e tretë për të moshuarit, pasi duhet të përforcojë imunitetin.

"Ne kemi njoftuar se ata mbi 60-vjeç do të kenë nevojë për një dozë të tretë të vaksinës, sepse studimet laboratorike dhe shifrat epidemiologjike tregojnë se sa më i vjetër është një person dhe aq më e madhe është periudha që ka kaluar që nga doza e tyre e dytë - të paktën gjashtë muaj - aq më e lartë është shanset që ata të infektohen me virusin", tha ajo.

I pyetur nëse një dozë e tretë mund t'i ofrohet popullatës së përgjithshme, Papaevangelou tha se kishte skepticizëm në këtë drejtim dhe u pajtua me vlerësimin e Organizatës Botërore të Shëndetit se përparësia duhet t'i jepet vaksinimit në vendet më të varfra.

Ajo vuri në dukje se mbrojtja nga vaksina u zbeh pas gjashtë muajsh dhe duhet të merren masa mbrojtëse. Doza e tretë ofrohet gjashtë deri në tetë muaj pas përfundimit të raundit të parë të vaksinimit.

Të fundit