Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Herë pas here varrezat e hebrejve dhe monumentet e Holokaustit përdhosen në Greqi. Kurse viktimat e dhunës raciste dhe ekstremiste të djathtë janë sot kryesisht refugjatë, antifashistë dhe aktivistë LGBT.
Mbi antisemitizmin në Greqi ekziston vetëm një studim dhe është bërë para gjashtë vjetësh nga organizata amerikane e të drejtave të njeriut Anti Defamation League (ADL). Rezultatet e tij tronditën thellësisht shoqërinë greke: 69 përqind e banorëve të këtij vendi anëtar të BE-së kanë paragjykime antisemitike.
Grekët mund të quhen kështu kampionë absolutë të antisemitizmit në Evropë, sepse në vitin 2014 paragjykime ndaj hebrenjve kishin mesatarisht "vetëm" 26 përqind e evropianëve. Për besueshmërinë e sondazhit të ADL-së ka dyshime - por meqenëse prej asaj kohe nuk është porositur asnjë studim i mëtejshëm, ende nuk dihet nëse numri i frikshëm është vërtetë real.
Një gjë është e sigurt: në Greqi nuk ka raste të njohura dhune ndaj hebrenjve. Rreth 5,000 anëtarët e grupeve të vogla të hebrejve që kanë mbetur në Greqi pas vrasjeve masive në Luftën e Dytë Botërore gjatë okupimit nga Gjermania naziste (1941-44), nuk kanë frikë nga sulmet. Madje në Janinë u zgjodh në vitin 2019 si kryetar bashkie Moisiu Elisaf, i cili është edhe kryebashkiaku i parë hebre i Greqisë.
Po ashtu në Greqi përkujtohet me dëshirë historia e Kryepeshkopit të Athinës, Damaskinos Papandreu (1891-1949), i cili u shpëtoi jetën mijëra nga 100,000 hebrenjtë grekë gjatë okupimit gjerman. Ndërkohë që njerëzit po me aq dëshirë edhe e harrojnë pasivitetin e grekëve gjatë dëbimit të hebrenjve të Selanikut: 95 përqind e afërsisht 53,000 qytetarëve hebrenj të qytetit më të madh hebre të Evropës, i njohur si "Jeruzalemi i dytë", u vranë gjatë Holokaustit; pronat e tyre u vodhën nga kolaboratorët lokalë të nazistëve.

Gjithnjë e më shpesh grafite me përmbajtje naziste
Nga ana tjetër në Greqi po bëhen gjithnjë e më e zakonshme rastet e vandalizmit kundër varrezave hebreje dhe monumenteve të Holokaustit. Kohët e fundit u përdhosën - me mbishkrime antisemitike ose nacional-socialiste varrezat e hebrejve në Athinë dhe në ishullin e Rodosit dhe monumenti i Holokaustit në Selanik. Dhe kjo saktësisht një javë pasi drejtësia greke mori një vendim historik, novator: udhëheqja e partisë neo-naziste "Agimi i Artë" u dënua me burgime të gjata - dhe jo vetëm për krime nga vrasje dhe dëmtime trupore deri në armëmbajtje pa leje, edhe për shkak të formimit të një organizate kriminale.
Që nga ajo kohë askush në Greqi nuk lejohet të thotë "Unë nuk e dija", sidomos jo 9.93 përqind ose 536,910 të elektoratit që votuan për Agimin e Artë në zgjedhjet Evropiane të 2014. Neo-nazistët janë kriminelë, tani me vulën e gjyqësorit grek. Në të njëjtën kohë, ata janë bartësit kryesorë të antisemitizmit dhe përdhosjet aktuale mund të shihen si një "akt solidariteti" nga mbështetësit e tyre.

21 përqind për neo-nazistët "e moderuar"
Neo-nazistët kanë në Greqi akoma mjaft mbështetës të mundshëm. Sondazhi i fundit i institutit "Prorata" për gazetën "Efimerida ton Syntakton" i 16 tetorit 2020 tregoi se 21 përqind e të pyeturve mendojnë se një Agim i Artë "i moderuar" do të ishte i dobishëm për vendin. Ky numër është edhe më i tmerrshëm, sepse u shfaq menjëherë pasi u dënua partia neo-naziste.
Kryetari i Komunitetit Hebre të Selanikut dhe Këshillit Qendror të Kongregacioneve Hebreje në Greqi, David Saltiel, është i sigurt se vendimi kundër Agimit të Artë nuk do ta zvogëlojë ideologjinë antisemitike në Greqi. Anti-semitizmi ekzistonte shumë kohë para se të themelohej partia neo-naziste - dhe ai do të vazhdojë të ekzistojë, sipas Saltiel. Ate e qetëson vetëm fakti që antisemitizmi grek, të paktën deri tani, nuk ka rezultuar me ndonjë vdekje si në vendet e tjera.

Në shënjestër të ekstremistëve të djathtë edhe aktivistët LGBT
Viktima të ekstremistëve të djathtë në Greqinë e shekullit 21 janë migrantët, antifashistët dhe aktivistët LGBT. Për vite me radhë, mbështetësit e Agimit të Artë kanë sulmuar refugjatë dhe janë duartrokitur nga "qytetarë të shqetësuar" dhe kanë ndeshur "mirëkuptim" nga shumë media dhe një autoritet shtetëror, që ishte i verbër nga syri i djathtë. Shumë politikanë të partisë konservatore në pushtet Nea Dimokratia (ND) e kanë bazuar karrierën e tyre në parulla kundër refugjatëve; parullat antisemite, nga ana tjetër, nuk janë të pranueshme nga shoqëria, të paktën për momentin.
Në shtator 2013 një mbështetës i Agimit të Artë goditi me thikë muzikantin antifashist të grupit hip-hop Pavlos Fyssas. Autori i krimit u dënua me burgim të përjetshëm në mes të tetorit 2020.
Më 21 tetor 2020 një proces tjetër i madh gjyqësor filloi në Athinë: gjyqi për vrasjen e Zak Zakie Costopoulos. Aktivisti LGBT u rrah për vdekje në mes të ditës në mes të Athinës dy vjet më parë. Nën akuzë janë një argjendar, një sekser dhe katër policë. Avokati i tyre është anëtari i parlamentit i partisë Nea Dimokratia, Athanasios Plevris, djali i një teoricieni të nacional-socializmit në Greqi./dw
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38