Flash News

Bota

Greqia zgjat izolimin mbarëkombëtar deri në 7 dhjetor

Greqia zgjat izolimin mbarëkombëtar deri në 7 dhjetor

Përkeqësimi  i situatës së pandemisë në Greqi ka detyruar qeverinë që të shpallë izolim mbarëkombëtar për të dytën herë që prej fillimit të pandemisë, raporton Reuters.

Pjesa veriore e vendit është goditur më së keqi, ku edhe spitalet janë të stërmbushura me pacientë.

Pavarësisht “indikacioneve të para” se numri i rasteve ditore po ulet, Greqia do të jetë në gjendje të planifikojë rikthimin në normalitet kur sistemi i saj shëndetësor të mos ketë fluks të madh të pacientëve, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Petsas.

“Tani për tani, ne do t’i zgjasim masat kufizuese që janë vendosur kundër pandemisë, deri të hënën e 7 dhjetorit”, tha ai.

Të fundit