Flash News

Bota

Gruaja e Navalny merr pjesë në protestën kundër Putinit në Berlin

Gruaja e Navalny merr pjesë në protestën kundër Putinit

Yulia Navalnaya, gruaja e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny i cili nda nga jeta një muaj më parë, mori pjesë në një protestë të mesditës kundër presidentit Vladimir Putin këtë dielën në Berlin.

Zëdhënësja e Navalny Kira Yarmysh postoi foto në X të Navalnaya duke qëndruar në radhë në Berlin, ku rusët ishin në radhë për të votuar. Aktivistët thanë se disa njerëz brohoritën "Julia, Julia" dhe duartrokitën.

Në protestën “Mesdita kundër Putinit”, rusët dolën në qendrat e votimit në mesditë, për ta hedhur si të pavlefshme fletën e votimit, ose për të votuar për një nga tre kandidatët kundër Putinit.

Të fundit