Flash News

Bota

Gruaja e presidentit të Ukrainës: Mediat të tregojnë të vërtetën e tmerrshme, Putini po vret fëmijët me vetëdije

Gruaja e presidentit të Ukrainës: Mediat të tregojnë të

Gruaja e presidentit ukrainas Olena Zelenska u është lutur mediave të 'tregojnë të vërtetën e tmerrshme' se si trupat e Vladimir Putinit po vrasin fëmijë 'me vetëdije dhe cinizëm'.

Mediat e huaja shkruajnë se përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo i kërkoi NATO-s të zbatojë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë për të 'shpëtuar fëmijët tanë, sepse nesër do të shpëtojë tuajin'.

"Më duhet t'ju tregoj për këtë. Të paktën 38 fëmijë kanë vdekur tashmë në Ukrainë. Dhe kjo shifër mund të rritet pikërisht në këtë moment për shkak të sulmeve të qyteteve tona paqësore! Kur njerëzit në Rusi thonë se trupat e tyre nuk po dëmtojnë popullatën civile, tregojuni atyre këto fotografi!"-shkroi gruaja e presidentit.

Kjo e fundit tha se Ukraina ka nevojë për korridore humanitare për të shpëtuar sa më shumë civilë. Ajo tha se qindra fëmijë po humbin jetën në bodrume pa ushqim dhe kujdes mjekësor.

“Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin për të bindur trupat ruse të ndalojnë të qëllojnë dhe të lejojnë korridoret humanitare? Ne kemi nevojë për korridore në qytetet më të nxehta në Ukrainë tani! Qindra fëmijë vdesin atje në bodrume pa ushqim dhe kujdes mjekësor. Ushtarët rusë qëllojnë familjet që përpiqen të largohen nga ndërtesat. Ata vrasin gjithashtu vullnetarë që përpiqen të ndihmojnë”, thotë më tej ajo.

 

Të fundit