Flash News

Bota

Gruaja shtatzënë që u bë virale, humb jetën bashkë me fëmijën e saj

Gruaja shtatzënë që u bë virale, humb jetën bashkë
Për efekt të imazhit të rëndë, gruaja shtatzënë është e sfumuar, më poshtë mund të shihni imazhin e plotë, pa "blur"

Një grua shtatzënë e fotografuar që nxirret nga një maternitet ukrainas pasi u bombardua keq nga forcat ruse, ka vdekur së bashku me foshnjën e saj të palindur. Njoftimi është dhënë sot nga Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Gruaja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, u fotografua në një barelë teksa po dërgohej në një ambulancë mes shkatërrimit dhe rrënimit në qytetin e rrethuar të Mariupolit më 9 mars. Presidenti ukrainas Zelenskyy e quajti sulmin "një mizori" dhe tha se tre persona vdiqën në bombardim. Ministria e Jashtme e Ukrainës njoftoi vdekjen e gruas në një postim në Tëitter dhe përsëriti lutjen e qeverisë për fuqitë perëndimore që të zbatojnë një zonë të ndaluar fluturimi për të parandaluar sulmet ajrore të ardhshme.

Të shtunën, Associated Press foli me Timur Marin, kirurgun që u përpoq të shpëtonte jetën e gruas, i cili tha se legeni i saj ishte shtypur dhe ija i ishte shkëputur. Foshnja u lind me prerje cezariane, por nuk dha "shenja jete", tha ai.

“Më shumë se 30 minuta përpjekje për të sjellë në jëtë nënën nuk dhanë rezultate,” tha Marin për AP. "Të dy vdiqën." Babai dhe burri i gruas mbërritën për të marrë trupin e saj, raportoi AP, duke cituar stafin mjekësor, duke e shpëtuar kështu atë nga varrosja në një nga varrezat masive të Mariupolit. Mjekët thanë se nuk kishin kohë në mes të kaosit për të kërkuar emrin e saj.

Gruaja shtatzënë që u bë virale, humb jetën bashkë
Foto: Evgeniy Maloletka / AP
Punonjësit e urgjencës dhe vullnetarët mbajnë një grua shtatzënë të plagosur nga një maternitet që u bombardua nga forcat ruse në Mariupol më 9 mars.

Të fundit