Flash News

Bota

Hakerat aksion, vidhen të dhënat personale të 769 mijë pensionistëve në SHBA

Hakerat aksion, vidhen të dhënat personale të 769 mijë

Të dhënat personale të 769 mijë personave të cilët kanë dalë në pension nga zona të lidhur me administratën e rajonit të Kalifornisë në SHBA mësohet se janë vjedhur.

Sistemi i Pensioneve për Punonjësit e Sektorit Publik në Kaliforni njoftoi se shumë njerëz dhe institucione u prekën nga sulmi kibernetike i kryer në qershor duke përfituar nga një dobësi në MOVEit Transfer i cili është një mjet për transferimin e skedarëve (dosjeve).

Në sulmin kibernetik janë marrë të dhënat personale të 769 mijë anëtarëve të sistemit raporton Anadolu.

 Në mesin e këtyre përfshihen informacione të tilla si emri dhe mbiemri, data e lindjes, numrat e sigurimeve shoqërore dhe emrat e anëtarëve të familjes.

Ndërkohë bëhet e ditur se lidhur me çështjen janë informuar personat të cilëve u janë vjedhur të dhënat.

Pretendohet se sulmi kibernetik ndaj MOVEit është kryer nga hakerë rusë.

Të fundit