Flash News

Bota

Hamasi do të lirojë 10 pengje të tjera çdo ditë gjatë dy ditëve të ardhshme

Hamasi do të lirojë 10 pengje të tjera çdo ditë

Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një zgjatje dy-ditore të armëpushimit në Rripin e Gazës. Sipas marrëveshjes, Hamasi do të lirojë 10 pengje të tjera çdo ditë gjatë dy ditëve të ardhshme, sipas një zyrtari të lartë izraelit.

Zgjatja ishte vendosur të hynte në fuqi kur grupet e katërt të pengjeve u liruan të hënën, sipas Mark Regev, një këshilltar i lartë i kryeministrit të Izraelit.

Presidenti i SHBA Joe Biden vlerësoi pauzën e vazhdueshme në luftime dhe tha në një deklaratë: "Ne nuk do të ndalemi derisa të lirohen të gjithë pengjet e mbajtura nga terroristët e Hamasit".

 

Të fundit