Flash News

Bota

Hapën vrimë në dyshemenë e qelisë dhe ndërtuan tunel, si u arratisën 6 të burgosurit në Izrael

Hapën vrimë në dyshemenë e qelisë dhe ndërtuan

Gjashtë të burgosur palestinezë u arratisën në një nga burgjet më të sigurta të vendit gjatë natës. Mediat e huaja raportojnë se, të burgosurit janë arratisur duke përdorur një vrimë të hapur në dyshemenë e qelisë.

Hapën vrimë në dyshemenë e qelisë dhe ndërtuan

Hapën vrimë në dyshemenë e qelisë dhe ndërtuan

Vrima e hapur në qelinë e burgut vijonte përtej duke dalë në formën e një tuneli jashtë mureve. Gardianët u informuan nga fermerët e zonës të cilët i panë ata duke vrapuar nëpër ara.

Të arratisurit janë një ish-udhëheqës të grupit militant Brigada e Dëshmorëve Al-Aksa dhe pesë anëtarë të Xhihadit Islamik.

Një zyrtar i Shërbimit të Burgjeve të Izraelit e cilësoi arratisjen si "një dështim i madh i sigurisë dhe inteligjencës".

Të fundit