Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Hegjemonia amerikane vdiq në presidencën e Trump, kandidati për ‘shtetin e parë të botës’ është i qartë
Tvrtko Jakovina, Jutarnji List
Për atë se cili do të jetë pas disa ditësh presidenti i ri i SHBA-ve, do të vendosin 5,5 milionë qytetarë të shtatë shteteve federale, që nganjëherë zgjedhin me shumicë republikanët, e nganjëherë demokratët. Natyrisht në këto shtete ka shumë më tepër zgjedhës, 35 milionë, por kanë rëndësi vetëm ata që janë ende të pavendosur. Këta, në ëisconsin, Michigan, Pennsilvania, Florida, Arizona, North Carolina dhe në Georgia, janë targeti kryesor i të dy kandidatëve, Donald Trump dhe Joe Baiden. Sesa e rëndësishme është kjo e tregon shembulli i fushatës së para katër viteve, kur 107.000 vota në tre shtete veriore, vetëm 0,003% popullsisë, e futën Trump-in në Shtëpinë e Bardhë.
Në Amerikë, të drejtë vote kanë kanë 245 milionë njerëz, por në qendrat zgjedhore apo në zyrat postare zakonisht shkojnë për të votuar vetëm gjysma. Ata zgjedhin elektorët, të cilët pastaj të gjithë votojnë për njërin prej kandidatëve, pa marrë parasysh faktin sesa votues, le të themi në Kansas, votojnë për Trump-in apo për Biden-in. Demokracia amerikane është e kontrolluar sepse një njeri nuk do të thotë një votë.
Që nga zgjedhja e Trump-it shumë procese janë përshpejtuar, megjithëse mbetet ende në pikëpyetje nëse Trump-i ishte thjesht asgjësues i disa qëndrimeve dhe politikave në Amerikë, apo vetëm i ashpërsoi dhe ndoshta i sakatoi. “Donald Trump-i është njeri pa karakter“, shkroi kësaj jave Miles Taylor, zyrtar i lartë i sigurisë në administratën Trump. Ai, që në vitin 2018, duke nënshkruar si ‘Anonimi’, ka botuar në gazetën The Neë York Times tekste për administratën Trump. Tani, para këtyre zgjedhjeve historike të vitit 2020, e zbuloi identitetin, duke thënë se mendonte që kjo është detyra e tij dhe u bënte thirrje edhe zyrtarëve të tjerë të administratës të ndiqnin shembullin e tij. Gjatë viteve të kaluar kishte me bollëk të këtillë, përfshirë edhe disa njerëz seriozë si Ministri i mbrojtjes Jim “Mad dog“ Mattis, shefi i zyrës në Shtëpinë e Bardhë John F. Kelley, madje edhe Sekretari i Shtetit Rex Tillerson.
Pati edhe nga ata që dolën nga skena pa bërë shumë zhurmë dhe që ishin personazhe jo fort të njohur si puna e Sebastian Gorke ose Omarose Manigolt-Neëman. Ish këshilltari për Sigurinë Kombëtare John Bolton, i cili në fillim nuk u emërua në ndonjë post zyrtar sepse Trump-in e pengonin tmerrësisht mustaqet e tij, e më vonë i nxorri telashe me librin e tij të kujtimeve “Dhoma ku ndodhi gjithçka“, libër i cili përmbante detaje të pakëndshme për presidentin. Bolton-i nuk është njeri i hollë dhe fort i këndshëm, dhe i tillë u tregua edhe ndaj ish shefit të tij. Nuk i mbeti askujt borxh ndonjë përgjigje, në deklarimet publike e akoma më shumë një Tëitter. Përhapi andej këndej fyerje të pafundme nga zyra më e rëndësishme në Amerikë dhe në botë, me një gjuhë e ngjashme me atë që e pati ndarë Amerikën në kohën e Luftës Civile para 160 viteve. Presidenti i cili nuk lexon, nuk ia ka qejfi të dëgjojë askënd, refuzon mendimin e dijetarëve dhe ekspertëve, njeriu të cilit shumë njerëz në administratën e tij, që në fillim të mandatit, ia kishin frikën reaksioneve të tij të pamenduara mirë, jo vetëm për vendin e tij por për mbarë botën, na shoqëroi neve në këtë kohë të re.
Në zgjedhjet e 2020-ës do të vendosë Covid-19. Një numër i madh amerikanësh ka humbur një njeri të afërt për shkak të virusit. Çdo banor i pjesës urbane të SHBA-ve do të mendojë për lëvizjen “Black Lives Matter” dhe kryengritjen kundër ashpërsisë së policisë në një ndërgjegjësim mbi pabarazinë në Amerikë bazuar në ngjyrën e lëkurës. I vjetër është ky problem në Amerikë, por prej kohës në Shtëpinë e Bardhë, nuk kishte një të tillë për të cilin rivalët e tij politikë dhe, për hir të së vërtetës në një mënyrë disi më të heshtur, antarët e partisë së tij ishin të gatshëm të shpreheshin se është racist. Nga një person i tillë nuk mund të pritej se, një prej problemeve historikisht konstante amerikane, ta zgjidhte në një mënyrë të tillë që sëpaku të zbuste padrejtësinë. Trump-i, përfundimisht, të kaluarën e kupton vetëm si ndihmë, ka nevojë vetëm të tregojë gjenialitetin e tij, pa një reflektim real të asaj që ka ndodhur.
Fund dhe fillim i një epoke
Nuk ka shoqëri demokratike pa gazeta dhe gazetarë me frymë kritike, por njeriu më i fuqishëm i Amerikës, shumë prej tyre i ka linçuar, ka fyer profesionalizmin e tyre dhe ka krijuar ndjesinë se nuk i duhet besuar kritikës, se vetëm gjykatat janë të drejta. Ka sulmuar bash ata të cilët nuk mendojnë mirë për të, dhe kishte dobësi për ata që gjithmonë ishin të gatshëm t’ia bënin qejfin, të pohonin gjenialitetin e tij, të pohojnë se grumbullimet e tij paraelektorale janë nga më të mëdhatë, më të mirët dhe më të bukurit.
Ka injoruar këshillat e shkencëtarëve për mbajtjen e maskës, ka propozuar konsumimin e mjeteve dezinfektuese në mënyrë që ta pastronin nga Covid-19, ka përsëritur vazhdimisht se mënyra sesi e ka drejtuar ai pandeminë ishte e shkëlqyer, u bë presidenti i parë që sugjeroi se pikërisht shkencëtarëve nuk u duhet besuar. “Amerika e para”, slogani fitues i Donald Trump-it, shkatërroi atë botë që ka krijuar Amerika pas luftës. Tani është krijuar mosbesimi, ndjesia në radhët e europianëve nëse është e mundur t’i besohet më SHBA-ve. Përse aleatët në Europën Perëndimore janë trajtuar me më shumë dyshim sesa presidenti rus Putin, shtron si pyetje Richard Haas, kryetar i Këshillit për Marrëdhënie ndërkombëtare?
Në katër vitet e kaluara Amerika është ndarë. Gratë, të bardhët e arsimuar, njerëzit me ngjyrë dhe pjesa e vjetër e popullsisë do të votojnë në shumicë kandidatin demokrat Joe Biden. Trump-in e duan të bardhët e paarsimuar, më shumë burrat. Në ditët e fundit para datës zyrtare të zgjedhjeve kanë votuar 75 milionë zgjedhës, që është gjysma e të gjithë zgjedhësve që kanë marrë pjesë në zgjedhje katër vite më parë. Njerëzit kanë pritur me orë të tëra për të votuar, kryetari i bashkisë së Neë York-ut ka ndenjur më shumë se tri orë në radhë për të votuar. Votimi është bërë një akt proteste, pothuajse një lëvizje. Votohet me postë për shkak të Covid-19, votohet për shkak të ndjesisë që vetëm një fitore e plotë dhe e qartë mund të tregojë qartë natën e zgjedhjeve se cili është fituesi. Zgjedhësit nuk u besojnë më anketave, siç ka qënë më parë. Mat paraja, dhe Biden i pasur është rekord në pagesën e pllakateve, në të cilët ka shpenzuar afro 600 milionë dollarë.
Është punë e vlerësimit të gjeneratave më të vona se kur një epokë ka filluar dhe kur ka mbaruar tjetra. Është krejt e sigurtë se bota pas Trump-it do të jetë ndryshe dhe jo domosdoshmërisht më e mirë. Por, a mos vallë Donald Trump-i ishte vetëm katalizator i asaj që është sot Amerika? Ndoshta koha kur Trump-i dhe Brexit-i filluan ta ndryshojnë civilizimin perëndimor dikur do të vlerësohen si fundi i ndryshimeve të filluara. Ndoshta momenti fundor i gjithçkaje do të jetë Covid-19, i cili erdhi në fund të erës Tramp, por gjithsesi e ndryshoi në mënyrë të pakthyeshme botën që ka pas ekzistuar deri tani.
Administrata e presidentit George ë. Bush në dy vitet e para të mandatit hoqi dorë nga shumë marrëveshje ndërkombëtare, më shumë se ndonjëherë më parë. I’a kaloi vetëm kjo e Donald Trump-it, presidenti i cili porositi haptazi anëtarin e NATO-s, Malin e Zi, se është vendi i “njerëzve agresivë” dhe se nuk ka kuptim që në rast të një konflikti të një kombi të vogël të angazhohen ShBA-të. Sipas ShBA-ve pothuajse çdo vend në botë është i vogël dhe, në këtë kuptim, angazhimi ushtarak ka pak vlerë. Kjo, megjithatë, do të thotë se aleancat duhen marrë seriozisht, sepse gjithçka që bëhet në planin e jashtëm mund të përshkruhet si e shtrenjtë, e padobishme dhe pamjaftueshmërisht me vlerë.
Edhe ndaj Barak Obama-s mund të ketë objeksione se në vitin 2013, në fjalimin mbi marrëdhëniet Transatlantike në Berlin, nënvizoi 43 pika bashkëpunimi dhe prekjeje, dhe në asnjë fjali nuk e përmendi Bashkimin Europian. Ka kohë që Amerika nuk është e interesuar për Europën, kësisoj mund të thuhet se “Amerexit-i” i padukshëm i ka paraprirë “Brexit-it”, i cili ka dekurajuar antarësinë në BE të vendeve si Hollanda, të nevrikosura për dallimet gjithnjë e më të mëdha mes Lindjes së dikurshme të Europës me Perëndimin e saj. Pa një Amerikë të interesuar, Bashkimi Europian duhet të gjejë shumë shpejt interesat dhe udhëheqjen dhe të përpiqet i vetëm të përcaktojë çfarë mundet dhe çfarë dëshiron, gjë që deri tani ka qenë e vështirë dhe ndoshta ëshhtë e tepërt të pritet nga politikane si puna e Ursula von der Leyen apo Dubravka Shuica.
Fareed Zakaria pohon se hegjemonia amerikane ka vdekur diku mes viteve 2016 dhe 2018. Gjithçka e ka përshpejtuar ndërhyrja amerikane në Irak në vitin 2003, dhe mënyra sesi e zhvilluan ShBA-të ndërhyrjen në Afganistan. Pas këtyre nuk pati ndërhyrje të ngjashme në botën muslimane sepse ShBA-të nuk ishin në gendje të trajtonin tri ose më shumë kriza në të njëjtën kohë. Pasoja e gjithë këtyre është humbja e pozitës dhe reputacionit të veçantë të vendit që simbolizon demokracinë, tregun e lirë dhe të drejtat e njeriut.
Udhëheqja ndoshta ofrohet në Azi, Kina flet për një gjë të tillë publikisht, se kemi hyrë në “shekullin e Pacifikut”, siç deri tani kemi qenë në “shekullin amerikan”. Në ndryshim nga ShBA-të e Trump-it, Kina vazhdon të ndërtojë me nxitim e kujdes ndikimin e saj dhe vigjëlon mbi mënyrën sesi flitet për të nëpër botë. Presidenti kinez Xi ka premtuar se deri në vitin 2049, Kina do të jetë shteti kryesor i botës. Çfarë do të ndodhë nëse modeli kinez bëhet thjeshtë i pranueshëm për shumicën? Filipinet dhe Turqia, Hungaria dhe Serbia, madje ndoshta edhe nacionalistët kroatë do të kishin diçka për të thënë në këtë kuptim. Ka gjithnjë e më shumë rregjime që kufizojnë liritë, ndërsa autokratët, ksenofobët dhe udhëheqësit iliberalë bëhen ata që shpesh në pushtet kanë ardhur me rrugë demokratike.
Mjafton të mos i kundërvihen Uashingtonit, është akoma më mirë nëse i servilosen direkt Trump-it, e ata, jo vetëm lejohen të bëjnë ç’të duan, por edhe falenderohen. E kanë bërë këtë amerikanët edhe më parë, mbështetja për Francisko Frankon dhe marshallin Tito në Jugosllavi ishin një e vërtetë e cila nuk ishte tërësisht në përputhje me vlerat amerikane, por ama ishte në përputhje me politikat e qarta amerikane. Roli që kanë patur ShBA-të nëpër botë për dekada të tëra tanimë nuk vlen. Mes vitit të fundit të mandatit të presidentit Obama dhe gjysmës së parë të mandatit të Donald Trump-it, ShBA-të i përceptonin pozitivisht 64% e qytetarëve të 34 shteteve të botës.
Sot të tillë janë më pak se gjysma. Është tërësisht e qartë se politika e Amerikës nuk ka qenë kurrë benevolente, vetësakrifikuese dhe e pa gabime. Për shumicën kishte një dozë të madhe përdorimi, por ama edhe në përfitim të të gjithëve. Braktisja e udhëheqësisë globale dhe ajo që është më tepër, asgjësimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, multilaterizmit, asfiksisë së Kombeve të Bashkuara, mohimi i ndryshimve klimatike dhhe koncepti “Amerika e para” do të shkatërrojë edhe atë pak që ka mbetur. Do të pushojë së qeni udhëheqëse, por për më shumë nuk ka për të qenë e qartë se kush është trashëgimtari.
Disa liderë partiakë pohojnë se janë bërë të vetëdijshëm për këto politika kur u kanë rënë kokës, por është krejt e qartë se Trump-i vetëm sa ka përshpejtuar proceset që në Amerikë ka kohë që kanë qënë në margjina, por me ardhjen e tij në pushtet, janë vendosur në qendër të ngjarjeve. Partia Republikane ka kohë që nuk është më organizatë politike konvencionale. Pasuesit e saj i grumbullon gjithnjë e më shumë sipas motiveve tribaliste, paralajmëron se nuk ka për t’i njohur zgjedhjet ose fitoren e kundërshtarit, shkatërron politikat për të cilat është rënë dakord, është pothuajse organizatë anti-sistem. Me Trump-in disa politika pakicë kanë hyrë direkt në Shtëpinë e Bardhë. Grupet që mbështesin këtë orientim janë të fuqishme dhe tejet konservatore, aq sa partia është bërë e painteresuar për të varfërit, më pak të privilegjuarit, ata që duan të drejta shoqërore dhe përkujdesje shëndetësore më të lirë.
Prirje të qarta
Gjatë kohës së Trump-it, në pjesën tjetër të spektrit politik, ndodhi ajo që deri tani ishte e pamendueshme. Idetë liberale dhe të majta për transformimin e shoqërisë që kishin Bernie Sanders dhe Elisabeth ëarren, tani janë progresive dhe janë formuluar në një program politik më të majtë se çdo program majtist që ofrohet në Europë. Për hir të së vërtetës, politika e Biden-it, e cila në fund të fundit edhe mbizotëroi, i përket asaj që është tashmë e njohur dhe që do të donte që Amerikën ta kthejë atje ku ishte, por gjithsesi prirjet janë të qarta. Pa marrë parasys faktin se cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve, epokën e re tashmë e kemi filluar. Ndoshta për botën do të ishte shumë më mirë nëse Biden-i përpiqet t’i qetësojë gjërat, t’i përgatisë për ndryshime. Kthim prapa nuk ka për të patur, sepse politikat që zhvillohen lënë pasoja, fjalët e urrejtjes është e pamundur të harrohen, shkatërrimi i përmendoreve lë shenja plagësh, ndërsa disa gjëra thjesht kurrë nuk mund të përsëriten.
Në fund mbetet pyetja jo vetëm se çfarë do të bëjë në të gjithë këto Bashkimi Europian, por çfarë do të ndodhë me vendet e vogla që nuk dinë t’i përcaktojnë vlerat e tyre, nuk kanë politika të qarta, nuk kanë kulturën e shndërrimit, e cila përherë u heq vizën dhe shkatërron ato që janë bërë, pështyn në varret e gjeneratave paraardhëse. Në cilin drejtim do të rrëshqasë shteti që nuk është në gjendje të ndërtojë shtetin e së drejtës dhe që nuk dëshiron të luftojë kundër korrupsionit, por edhe nuk mundet gjithsesi edhe nëse dëshiron, sepse gjykatave madje edhe edhe qeverive pakkush mezi i beson. Austria në shekullin e fundit humbi shumë por diti të rinovohet.
Një kulturë të tillë Kroacia nuk e ka, ndërsa në botën e ndryshimeve tektonike, pas tridhjetë vitesh kulture përçarjeje të mëkuar me shpejtësi mes kroatëve “të mëdhenj” dhe atyre “të zakonshëm”, jo meritokracisë, nacionalizmit dhhe diskriminimit të së ndryshmes, është formuar një shoqëri në të cilën nuk ka iluzione dhe solidaritet. Kroacia duhet të shtrojë pyetjen nëse qëndrimi i cituar më lart i Trump-it për Malin e Zi në NATO do të mund të zbatohet edhe në rastin tonë dhe çfarë duhet të bëjmë që të jemi të gatshëm në një botë në të cilën Amerika është akoma më larg, ndërsa Kina afër, në Peljeshac ku po ndërton urën e madhe, në fushat e Sllavonisë apo në portet italiane dhe greke, ndërsa Rusia në Konsum dhe në MOL.
Pa marrë parasysh nëse në Shtëpinë e Bardhë do të ulet Trump-i apo Biden-i, ndryshimet janë këtu. Pa Trump-in ndoshta ato do të jenë disi më të buta, ndoshta sëpaku në fushën e ndryshimeve klimatike Amerika ka për të luftuar sëbashku me pjesën tjetër të njerëzimit. Kurrë më nuk ka për të qenë e njëjta botë, ndërsa nuk ka edhe politika të qarta në Bruksel. Shoqëria është e përçarë, dialog nuk ka. Bashkëmendimtarët kanë filluar të qëllojnë njëri tjetrin, ndërsa Covidi dhe kriza kërkojnë bashkëpunimin që nuk ekziston.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38