Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Henry Kissinger: Për të mbyllur krizën e Ukrainës, duhet filluar nga fundi
Ky është një shkrim i vitit 2014, i ish-Sekretarit amerikan të Shtetit (1973-1977), një nga njohësit më të mirë të gjeopolitikës. Parashikimi i tij se do të ketë konflikt është përmbushur. Piketat që ai hedh, duke i quajtur parime, jo receta, duken ende të zgjidhje të mundshme të konfliktit.
Diskutimi publik për Ukrainën përqendrohet te konfrontimi. Por, a e dimë se ku po shkojmë? Në jetën time kam parë katër luftëra, të filluara me shumë entuziazëm dhe mbështetje publike, të gjitha nuk dinim si t'i përfundonim, dhe nga tri sosh u tërhoqëm në mënyrë të njëanshme. Testi i politikës (policy-jo politics) është se si përfundon, jo si fillon.
Shumë shpesh çështja e Ukrainës paraqitet si një përballje: nëse Ukraina bashkohet me Lindjen apo Perëndimin. Por nëse Ukraina do të mbijetojë dhe të lulëzojë, nuk duhet të jetë outposti i asnjërës palë kundër tjetrës – ajo duhet të funksionojë si një urë lidhëse mes tyre.
Rusia duhet të pranojë që përpjekja për të detyruar Ukrainën si një shtet me statusin e satelitit, dhe në këtë mënyrë të zhvendosë sërish kufijtë e Rusisë, do ta dënonte Moskën me përsëritjen e historisë së cikleve vetëpërmbushëse të presioneve reciproke me Europën dhe Shtetet e Bashkuara.
Perëndimi duhet të kuptojë se për Rusinë, Ukraina nuk mund të jetë kurrë thjesht një vend i huaj. Historia ruse filloi në atë që quhej Kievan-Rus. Feja ruse u përhap prej andej. Ukraina ka qenë pjesë e Rusisë për shekuj, dhe historitë e tyre ishin të ndërthurura më parë. Disa nga betejat më të rëndësishme për lirinë ruse, duke filluar me Betejën e Poltavës në 1709, u zhvilluan në tokën ukrainase. Flota e Detit të Zi - mjeti i Rusisë për të projektuar fuqinë në Mesdhe - bazohet me qira afatgjatë në Sevastopol, Krime. Edhe disidentë të tillë të famshëm si Aleksandr Solzhenitsyn dhe Joseph Brodsky këmbëngulën se Ukraina ishte një pjesë integrale e historisë ruse dhe, në të vërtetë, e Rusisë.
Bashkimi Europian duhet të pranojë se vonesa e tij burokratike dhe nënshtrimi i elementit strategjik para politikave të brendshme në negocimin e marrëdhënieve të Ukrainës me Europën kontribuan në kthimin e një negociate në krizë. Politika e jashtme është arti i vendosjes së prioriteteve.
Ukrainasit janë elementi vendimtar. Ata jetojnë në një vend me një histori komplekse dhe përbërje shumëgjuhëshe. Pjesa perëndimore u përfshi në Bashkimin Sovjetik në vitin 1939, kur Stalini dhe Hitleri ndanë plaçkën. Krimea, 60 për qind e popullsisë së së cilës janë rusë, u bë pjesë e Ukrainës vetëm në vitin 1954, kur Nikita Hrushovi, një ukrainas me origjinë, e dha atë si pjesë e festimit të 300-vjetorit të një marrëveshjeje ruse me kozakët. Perëndimi është kryesisht katolik; lindja kryesisht ortodokse ruse. Perëndimi flet ukrainisht; lindja flet kryesisht rusisht. Çdo përpjekje nga një krah i Ukrainës për të dominuar tjetrin – siç ka qenë modeli – do të çonte përfundimisht në luftë civile ose shpërbërje. Trajtimi i Ukrainës si pjesë e një konfrontimi Lindje-Perëndim do të shkatërronte për dekada çdo perspektivë për të sjellë Rusinë dhe Perëndimin - veçanërisht Rusinë dhe Europën - në një sistem ndërkombëtar bashkëpunues.
Ukraina ka qenë e pavarur për vetëm 23 vjet; më parë ishte nën një lloj të sundimit të huaj që nga shekullit i 14-të. Nuk është për t'u habitur që udhëheqësit e saj nuk e kanë mësuar artin e kompromisit, aq më pak të perspektivës historike. Politika e Ukrainës pas pavarësisë tregon qartë se rrënja e problemit qëndron në përpjekjet e politikanëve ukrainas për të imponuar vullnetin e tyre në pjesët rebele të vendit, fillimisht nga një fraksion, pastaj nga tjetri. Ky është thelbi i konfliktit midis Viktor Yanukovych dhe rivales së tij kryesore politike, Julia Tymoshenko. Ata përfaqësojnë dy krahët e Ukrainës dhe nuk kanë qenë të gatshëm të ndajnë pushtetin. Një politikë e mençur e SHBA-së ndaj Ukrainës do të kërkonte një mënyrë që të dy pjesët e vendit të bashkëpunonin me njëra-tjetrën. Ne duhet të kërkojmë pajtim, jo dominim të një fraksioni.
Rusia dhe Perëndimi, dhe më së paku fraksionet e ndryshme në Ukrainë, nuk kanë vepruar sipas këtij parimi. Secili e ka përkeqësuar situatën. Rusia nuk do të ishte në gjendje të impononte një zgjidhje ushtarake pa u izoluar në një kohë kur shumë nga kufijtë e saj tashmë janë të pasigurt. Për Perëndimin, demonizimi i Vladimir Putin nuk është një politikë; është alibi për mungesën e një politike (policy).
Putini duhet të kuptojë se, pavarësisht nga ankesat e tij, një politikë e imponimeve ushtarake do të prodhonte një tjetër Luftë të Ftohtë. Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara duhet të shmangin trajtimin e Rusisë si aberracion nga rregullat e sjelljes të mësuara me durim dhe të vendosura nga Uashingtoni. Putin është një strateg serioz - në premisat e historisë ruse. Të kuptuarit e vlerave dhe psikologjisë së SHBA-së nuk janë pika e tij e fortë. As të kuptuarit e historisë dhe psikologjisë ruse nuk ka qenë një pikë e fortë e politikëbërësve amerikanë.
Udhëheqësit e të gjitha palëve duhet t’i kthehen shqyrtimit të rezultateve, jo të konkurrojnë në poza. Ky është nocioni im për një rezultat të pajtueshëm me vlerat dhe interesat e sigurisë të të gjitha palëve:
1. Ukraina duhet të ketë të drejtën të zgjedhë lirisht asosacionet e saj ekonomike dhe politike, duke përfshirë edhe Europën.
2. Ukraina nuk duhet të anëtarësohet në NATO, një pozicion që mbajta shtatë vjet më parë, kur u përfol për herë të fundit.
3. Ukraina duhet të jetë e lirë të krijojë çdo qeveri të pajtueshme me vullnetin e shprehur të popullit të saj. Udhëheqësit e mençur ukrainas do të zgjedhin më pas një politikë pajtimi midis pjesëve të ndryshme të vendit të tyre. Ndërkombëtarisht, ata duhet të ndjekin një qëndrim të krahasueshëm me atë të Finlandës. Ai komb nuk lë asnjë dyshim për pavarësinë e tij të ashpër dhe bashkëpunon me Perëndimin në shumicën e fushave, por shmang me kujdes armiqësinë institucionale ndaj Rusisë.
4. Është e papajtueshme me rregullat e rendit botëror ekzistues që Rusia të aneksojë Krimenë. Por duhet të jetë e mundur që marrëdhëniet e Krimesë me Ukrainën të vendosen në një bazë më pak të tensionuar. Për këtë qëllim, Rusia do të njihte sovranitetin e Ukrainës mbi Krimenë. Ukraina duhet të përforcojë autonominë e Krimesë në zgjedhjet e mbajtura në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë. Procesi do të përfshijë heqjen e çdo paqartësie në lidhje me statusin e Flotës së Detit të Zi në Sevastopol.
Këto janë parime, jo receta. Njerëzit e njohur me rajonin do ta dinë se jo të gjitha do të jenë të këndshme për të gjitha palët. Testi nuk është kënaqësia absolute, por pakënaqësia e balancuar. Nëse nuk arrihet një zgjidhje e bazuar në këto, ose elemente të krahasueshme, devijimi drejt konfrontimit do të përshpejtohet. Koha për këtë do të vijë mjaft shpejt.
Përkthimi: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38