Flash News

Bota

Hera e 7-të në tre vjet, Bullgaria shkon sërish në zgjedhje parlamentare

Hera e 7-të në tre vjet, Bullgaria shkon sërish në zgjedhje

Bullgaria shkon sërish në zgjedhje parlamentare më 27 tetor.

Bullgaria shkon sërish në zgjedhje parlamentare vendimi u njoftua nga presidenti Rumen Radev, pasi partitë aktuale parlamentare nuk arritën të formojnë një qeveri.

Ai deklaroi se të martën në Kuvend do të betohet qeveria teknike e Dimitar Gllavcevit, i cili do ta udhëheqë vendin deri në zgjedhje, shkruajnë mediat bullgare.

“Nesër do ta shpall dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve të përkohshme parlamentare më 27 tetor”, tha ai pasi Gllavcev prezantoi qeverinë e përkohshme. Bullgaria nuk ka arritur të formojë një qeveri të qëndrueshme që kur protestat kundër korrupsionit rrëzuan koalicionin qeverisës të udhëhequr nga partia e qendrës së djathtë GERB në vitin 2020.

Bullgaria do të mbajë zgjedhjet e shtata parlamentare në vetëm tre vjet. 

 

Të fundit