Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Hetimi gjerman akuza Papa Benediktit: Kishte dijeni për priftërinjtë pedofilë
Një hetim gjerman i kërkuar nga Kisha, akuzoi Papa Benediktin XVI për 'keqbërje' në trajtimin e rasteve të abuzimit seksual në kohën kur drejtonte kryepeshkopatën e Mynihut përgjatë viteve 1977 dhe 1982.
Mdiet e huaja raportojnë se Firma ligjore që kreu hetimin tha se pretendimet e Benediktit se nuk kishte njohuri të drejtpërdrejta për rastet, nuk ishin të besueshme. Gjetjet e tij ishin një gjykim i ashpër për një nga figurat katolike më me ndikim të shekullit të kaluar.
Në një konferencë për shtyp për të treguar gjetjet e raportit, firma tha se Bendikti mund të akuzohet për keqbërje në katër prej tyre, në të cilën është përfshirë me vetëdije duke pranuar një klerik që ishte dënuar më herët për abuzim seksual.
"Gjetjet aktuale tregojnë se kardinali Ratzinger kishte njohuri për historinë e priftit," tha Martin Pusch, një nga avokatët e përfshirë në raport.
Raporti, i porositur nga kryepeshkopata në Mynih dhe i përpiluar nga firma ligjore gjermane Ëestpfahl Spilker Ëastl, ofron një pasqyrë jashtëzakonisht të rrallë se si dikush që vazhdoi të bëhej Papë veproi prapa skenave në një nga krizat e kishës moderne. Rastet i përkasin një kohe shumë përpara se shkalla e abuzimit me klerikët të ishte e njohur publike.
Ndërsa fokusi është ngushtuar në rolin e ish-Papës, raporti, i cili u publikua pas një konference shtypi në mesditë, shqyrton më shumë se shtatë dekada raste brenda kryedioqezës. Ai identifikoi të paktën 497 viktima gjatë asaj periudhe dhe hetoi akuzat kundër 261 personave, 205 prej të cilëve ishin klerikë.
Këto shifra nuk pasqyrojnë të gjithë shtrirjen e abuzimit që hetuesit besojnë se po ndodhte, tha Pusch. “Ne jemi të bindur se fusha e errët në këtë drejtim është shumë më e gjerë,” tha ai.