Flash News

Bota

OBSH planifikon të heqë dorë nga hetimet për origjinën e Covid-19 në Kinë

OBSH planifikon të heqë dorë nga hetimet për origjinën

Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë që është duke hetuar origjinën e Covid-19 po planifikon të heqë dorë nga përkohësisht nga misioni i tyre për hetimin e origjinës së Covid-19, mes tensioneve në rritje midis Pekinit dhe Uashingtonit, sipas raportit të Wall Street Journal.

Në një letër të hapur, një grup prej dy duzinë shkencëtarësh ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar. Ata kanë deklaruar që ekipi i OBSH-së, i cili kishte përfunduar muajin e kaluar një mision në Ëuhan - origjina e koronavirusit kishte "qasje të pamjaftueshme për të hetuar në mënyrë adekuate burimet e mundshme të koronavirusit të ri, duke përfshirë edhe hetimet nëse ai doli nga një laborator".

Kjo vjen pasi një ekip i ekspertëve të OBSH-së, i cili kishte nisur një hetim mbi origjinën e COVID-19 në Wuhan, kishte thënë se nuk ka prova të qarkullimit të koronavirusit në ndonjë specie shtazore në Kinë.

Gjatë një konference për shtyp, Peter Ben Embarek, shefi i misionit të OBSH-së në Ëuhan, deklaroi katër hipoteza se si virusi u përhap, por përsëriti se "hipoteza e incidenteve laboratorike nuk ka shumë të ngjarë të shpjegojë futjen e virusit në popullatën njerëzore".

"Përfundimet tona fillestare sugjerojnë që hyrja përmes një specie ndërmjetëse është rruga më e mundshme dhe ajo që do të kërkojë më shumë studime dhe kërkime", tha eksperti i OBSH-së.

Të fundit