Flash News

Bota

Hezbollahu merr përgjegjësinë pas sulmit në shtëpinë e kryeministrit izraelit

Hezbollahu merr përgjegjësinë pas sulmit në

Grupi i armatosur libanez Hezbollah ka marrë përgjegjësinë për një sulm me dron javën e kaluar në rezidencën e pushimeve të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Cezare në Izraelin verior, raportojne mediat e huaja. 

“Grupi terrorist merr përgjegjësinë për operacionin e Cezaresë dhe shënjestrimin e shtëpisë së Netanyahut”, tha kreu i zyrës së mediave të Hezbollahut, Mohammad Afif, në një konferencë shtypi të martën.

Një nga tre dronët e nisur nga Libani goditi rezidencën e Netanyahut të shtunën. Zëdhënësi i tij tha se kryeministri nuk ishte në banese në momentin e sulmit dhe nuk kishte viktima.

Ai gjithashtu tha se nuk do të ketë negociata me Izraelin ndërsa luftimet vazhdojnë dhe pranoi se disa luftëtarë të Hezbollahut janë zënë rob nga ushtria izraelite.

Të fundit