Flash News
Lotët e Xhafajt dhe gënjeshtrat e njëpasnjëshme, Salianji publikon dokumentat:11 faktet e thjeshta që nuk fshihen dot
Dronë kamikazë për ushtrinë, Rama: Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria
Erdogan takon Ramën, mbërrin në Kryeministri
Presidenti Erdogan mbërrin në Tiranë, niset drejt Presidencës
Erdogan në Tiranë, blindohet kryeqyteti, mbi 700 efektivë në terren
Hidhet në erë diga më e madhe në Ukrainë, rrezikohen përmbytje masive
Ushtria e Ukrainës tha se forcat ruse kanë hedhur në erë një digë të madhe në Ukrainën jugore, ndërsa zyrtari nga Moska në qytetin e Nova Kakhovka në pjesën e kontrolluar nga Rusia të rajonit Kherson e mohoi pretendimin.
Diga e epokës sovjetike, 30 metra e gjatë u ndërtua në vitin 1956 në lumin Dnipro si pjesë e hidrocentralit Kakhovka, shkruan Al Jazeera. Në orët në vijim priten përmbytje në shkallë të gjerë.
Administrata ushtarake e Ukrainës u ka thënë njerëzve që të jenë gati të evakuohen nga disa fshatra në bregun e djathtë të lumit Dnipro për shkak të rrezikut të lartë të përmbytjeve.
“Niveli i ujit po rritet dhe kushdo që ndodhet në zonën e rrezikut duhet: Të fikë të gjitha pajisjet elektrike; të marrë dokumentet dhe gjërat thelbësore; kujdesuni për të dashurit dhe kafshët shtëpiake; ndiqni udhëzimet e shpëtimtarëve dhe policëve," tha administrata në kanalin e saj të mesazheve Telegram.
Shkatërrimi i digës nga Rusia konfirmon se forcat e Moskës “duhet të dëbohen” nga e gjithë Ukraina, tha të presidenti Volodymyr Zelenskyy.
“Terroristët rusë. Shkatërrimi i digës së hidrocentralit Kakhovka vetëm konfirmon për të gjithë botën se ata duhet të dëbohen nga çdo cep i tokës ukrainase”, shkroi ai në Twitter.