Flash News

E-TJERA

“Hija” e Zelensky-t, zbuloni kush është shoku i fëmijërisë që e ruajti edhe në Tiranë

“Hija” e Zelensky-t, zbuloni kush është shoku i

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ishte dje për herë të parë në Tiranë në sajë të samitit që u mbajt për Ukrainën.

I cilësuar si një prej liderëve botërorë më të rëndësishëm për shkak të luftës me Rusinë, edhe siguria për të është në nivelet maksimale.

Mbrëmë në emisionin “Opinion” në Tv Klan u zbulua edhe një detaj interesant sa i përket sigurisë së tij. Prej 24 Shkurtit të vitit 2022, kur nisi edhe lufta ai ka mbrojtje speciale. Shefi i sigurimit të tij është Maksym Donets, 44 vjeç.

Ky person mund të konsiderohet si “hija” e Zelensky-t pasi qëndron 24 orë pranë tij. Ai është shok fëmijërie me Zelensky-n pasi janë rritur të dy në Kryvyi Rih. I diplomuar për ekonomi, por më vonë për siguri fizike, Donets tashmë merret me ruajtjen e Presidentit të vendit të tij. Ai ishte i pranishëm edhe në Tiranë teksa shoqëronte Zelensky-n.

Për ruajtjen e Zelensky-t kujdeset një skuadër e tërë elitë e Ukrainës. Në arsenalin e sigurisë së tij është përfshirë edhe një dhuratë nga SHBA-ja, një sistem i sofisitikuar i pajisjeve të komunikimeve. Ai mund të komunikojë në çdo vend, çdo cep ku ndodhet, në çdo moment përmes një sistemi tejet të sigurt.

 

Të fundit