Flash News

Bota

Hillary Clinton shkruan romanin e parë

Hillary Clinton shkruan romanin e parë
Hillary Clinton

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka shkruar romanin e saj të parë. “State of terror”, i shkruar në partneritet me autoren kanadeze, Louise Penny, do të publikohet më 12 tetor të këtij viti.

"Kur u sugjerua që shoqja ime Hillary dhe unë të shkruanim një thriller politik së bashku, nuk mund të thoja po aq shpejt", tha Penny në një deklaratë të martën.

Clinton më parë ka shkruar një pjesë të librave me letërsi artistike, duke përfshirë kujtimet e saj  “Living History” e “Hard Choices”, në kohën kur punonte me Presidentin Barack Obama dhe “What Happened", ku shpjegon se përse ka dështuar të bëhet presidente në zgjedhjet 2016.

Kushtet financiare për marrëveshjen Clinton dhe Penny ende nuk janë bërë publike.

Të fundit