Flash News

Bota

Historike, firmoset marrëveshja tregtare post Brexit në Bruksel

Historike, firmoset marrëveshja tregtare post Brexit në Bruksel
Foto gjatë nenshkrimit të marrëveshjes

Sot është firmosur marrëveshja tregtare post-Brexit nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel/

Dokumenti i marrëveshjes do të dërgohet në Londër, ku do të nënshkruhet nga kryeministri Boris Johnson në emër të Britanisë së Madhe.

Udhëheqësit evropianë e mirëpritën marrëveshjen, duke e përshkruar atë ose si një moment me “rëndësi historike”, një “moment historik i rëndësishëm”, ose “një hap i madh përpara”.

Për arritjen e kësaj marrëveshjeje  u deshën muaj të tërë negociatash dhe bisedimesh.

Më 23 qershor të 2016-ës u mbajt një referendum ku kishin të drejtë të votonin të gjithë shtetasit britanikë.
Referendumi rezultoi pozitiv ndaj largimit nga BE, 51.9% votuan pro dhe 48.1% votuan kundër largimit.
Pjesëmarrja në referendum ishte 71.8%, me më shumë se 30 milion njerëz votues.

 

Të fundit