Flash News

Bota

“Hitleri kishte gjak hebre”, deklarata e Lavrov ‘nxeh’ Izraelin

“Hitleri kishte gjak hebre”, deklarata e Lavrov ‘nxeh’

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavror, deklaroi se diktatori Adolf Hitler ka pasur gjak hebre, teksa komentoi se si Rusia mund të luftojë denazifikimin.

“Po sikur Zelensky të jetë hebre? Fakti nuk i mohon elementët nazistë në Ukrainë. Unë besoj se Hitleri kishte gjithashtu gjak hebre”, ka thënë Lavrov gjatë një transmetimi televiziv, raporton BBC.

Lidhur me deklaratën e tij ka reaguar edhe ministri i Jashtëm izraelit, duke i quajtur të pafalshme deklaratat e Lavrov dhe duke i kërkuar homologut të tij rus të sqarojë komentet e bëra për hebrenjtë.

Ministri i Jashtëm i Izraelit e akuzoi Sergey Lavrov për antisemitizëm.

Të fundit