
Flash News
Krimi elektoral në Belsh, Prokuroria e Elbasanit 4 punonjës të IMT pas kallëzimit të PD
Incident në Giro d’Italia, qytetari përplaset nga çiklisti
PD kundër kërkesës së PS për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë: Abuzim me procesin zgjedhor
I kërkuar në Shqipëri për vrasje, arrestohet në Greqi Ardian Ahmetaj, shoku i Laert Haxhiut
Dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, rrugët që do bllokohen në Tiranë
Holanda çel muzeun për Holokaustin, presidenti izraelit pritet me protesta
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, i cili mori sot pjesë në ceremoninë e çeljes së një muzeu për Holokaustin në Amsterdam bëri thirrje për lutje për paqe dhe për lirim të menjëhershëm të personave që u morën peng nga Hamasi në sulmin e 7 tetorit dhe që ende mbahen nga grupi militant.
Por pasi mbërriti në Sinagogën Portugeze për të mbajtur fjalIm, zoti Herzog u prit me fishkëllima nga protestuesit pro-palestinezë që bënë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmit të Izraelit në Gazë. “Urrejtja dhe antisemitizmi po përhapen në gjithë botën dhe ne duhet të luftojmë së bashku”, tha zoti Herzog në fjalimin e tij. Në një shesh pranë tij, protestuesit po bënin thirrje për “armëpushim të menjëhershëm” dhe “dhënien fund të sulmeve ndaj fëmijëve” ndërsa mbanin ndër duar flamuj palestinezë dhe pankarata që shkruanin “Hebrenjtë kundër gjenocidit” dhe “Mjaft Holokaustit në Gazë”.
Disa protestues ndezën zjarre dhe hodhën vezë ndaj policisë. Disa prej tyre tentuan të kapërcenin kordonin policor ndërsa protesta u tensionua në orët e pasdites. Mediat lokale njoftuan se në protestë morën pjesë të paktën një mijë protestues. “Prania e tij këtu është një shuplakë për viktimat në Gazë”, tha protestuesi Huibert Boer. Në afërsi të muzeut të ri, një grup protestuesish që mbanin në duar flamuj izraelit dhe fotografi të pengjeve u përballën me protestues pro-palestinezë, disa prej tyre thërrisnin “turp”, ndërsa autoritetet policore ishin të pranishme për të mos lejuar përshkallëzimin e tensioneve.
Organizata e mbrojtjes së të drejtave të njeriut Amnesty International kishte vënë shenja udhëzuese përreth muzeut që e drejtonin Presidentin Herzog për në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Një zëdhënës i Presidentit nuk pranoi të komentonte për agjencinë e lajmeve Reuters. Përmes një deklarate muze njoftoi se e kishte ftuar zotin Herzog përpara sulmit të Hamasit dhe sulmit që ndërmori më vonë Izraeli në Gazë. Në deklaratë, thuhej se muzeu e pranonte se pjesëmarrja e Presidentit ngrinte pikëpyetje, por se ai përfaqësonte atdheun e të mbijetuarve holandezë të Holokaustit që emigruan në Izrael. Gjermania naziste vrau 6 milionë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Izraeli modern u themelua në 1948 si një vend i sigurt për hebrenjtë./VOA
Të fundit




India akuzon Pakistanin për ‘shkelje’ pas marrëveshjes së armëpushimit
10 Maj 2025, 20:51
11 Maji/ Dy prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH zbarkojnë në Fier
10 Maj 2025, 20:29


Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!
10 Maj 2025, 19:33

Foto/ Në shkelje të Kodit Zgjedhor, posterat e PS shfaqen në QV në Tiranë
10 Maj 2025, 18:57



Incident në Giro d’Italia, qytetari përplaset nga çiklisti
10 Maj 2025, 17:38
Një parkim sa një shtëpi, biznesi “i artë” në Tiranë
10 Maj 2025, 17:18



Berisha falënderon mbështetësit: Sot jemi më të bashkuar se kurrë
10 Maj 2025, 15:55
Mandati i katërt: Një luks që Shqipëria nuk mund ta përballojë
10 Maj 2025, 15:36
Si të votoni nesër në zgjedhjet parlamentare?
10 Maj 2025, 15:24

Rama apo Berisha, kush e fitoi betejën e audiencës në dy ekranet e mëdha
10 Maj 2025, 14:51







Pse PS kërkon zgjatjen e orarit të votimit në Vlorë deri në orën 22.00?
10 Maj 2025, 11:55




Këmbimi valutor, 10 maj 2025
10 Maj 2025, 10:16
Sa ju kushton parkimi me orë në kryeqytet?
10 Maj 2025, 09:59

SHBA-të nuk mund ta injorojnë më Shqipërinë
10 Maj 2025, 09:17


Dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, rrugët që do bllokohen në Tiranë
10 Maj 2025, 08:51

Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
10 Maj 2025, 08:18
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Maj 2025, 07:59

Mbyllja e mitingjeve/ Kush mori më shumë klikime, Rama apo Berisha
9 Maj 2025, 22:44
LaCivita flet për herë të parë nëse Berisha do të udhëtojë me të në SHBA
9 Maj 2025, 22:16













Aksident në Pogradec, plagoset një 73-vjeçare
9 Maj 2025, 20:05



DW: Zgjedhjet parlamentare, provë vendimtare për në BE
9 Maj 2025, 18:53



Depozitat në Euro ranë me 0.4% gjatë tremujorit të parë të vitit
9 Maj 2025, 18:17

Eurovision 2025: Ndryshon mënyra se si shpallen vendet që kualifikohen
9 Maj 2025, 17:54


Prokuroria kërkon tre burgime të përjetshëm për Dan Hutrën
9 Maj 2025, 17:23
Materialet zgjedhore mbërrijnë në Durrës nën masa të rrepta sigurie
9 Maj 2025, 17:11

Për kë do të votoj ?
9 Maj 2025, 16:48




Artan Hoxha: Një person u mor peng për konflikt politik! SPAK dështoi
9 Maj 2025, 15:30




A është Rama gati të bëhet Hoxha i ardhshëm?
9 Maj 2025, 13:50
Mbërrijnë në Kukës, Has dhe Tropojë materialet zgjedhore
9 Maj 2025, 13:30
Fluturim elektoral me destinacion Vlorën
9 Maj 2025, 13:18

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë
9 Maj 2025, 13:03
A do të na ndihmojë inteligjenca artificiale të flasim me kafshët?
9 Maj 2025, 12:55



Akti i katërt i Ramës: midis Brukselit dhe Mafias
9 Maj 2025, 12:12
Gjendet pas 6 ditësh trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos
9 Maj 2025, 12:01
Berisha: Pas datës 12 maj kjo opozitë, bëhet mazhorancë e Shqipërisë
9 Maj 2025, 11:52