Flash News

Bota

Holanda futet në izolim kombëtar deri më 19 janar, mbyllen shkollat dhe universitetet

Holanda futet në izolim kombëtar deri më 19 janar, mbyllen

Hollanda do të futet në një izolim kombëtar për të paktën pesë javë, ka njoftuar kryeministri i vendit.

Masat e reja të ashpra në të gjithë vendin nënkuptojnë që shkollat, dyqanet jo-thelbësore, muzetë dhe palestrat do të mbyllen deri më 19 janar.

Ndërsa fliste nga zyra e tij në Hagë, kryeministri Mark Rutte tha: Realiteti është se ky nuk është një grip i pafajshëm siç mendojnë disa njerëz, por një virus që mund t'i prekë të gjithë.

Nga e marta, të gjitha dyqanet jo thelbësore do të mbyllen së bashku me biznese të tilla si sallone flokësh, muze dhe teatro.

Të gjitha shkollat ​​dhe universitetet do të duhet të kalojnë në mësimin në distancë nga e mërkura.

 "Ne e kuptojmë si kabinet se sa intensive dhe drastike janë masat që po marrim sot," tha Rutte. "Sidomos kaq afër Krishtlindjeve."

Ndërsa lajmi i bllokimit të afërt doli përpara fjalës së tij, shumë njerëz dëshironin të shfrytëzonin shansin e tyre të fundit në pazaret e Krishtlindjeve dhe u dyndën në qendrat e qytetit.

Baret dhe restorantet janë mbyllur që nga mesi i tetorit, megjithëse shumë restorante dhe kafene kanë ofruar shërbime delivery.

Të fundit