Flash News

Bota

Holanda skualifikohet nga Eurovision, shkak sjellja e përfaqësuesit të saj

Holanda skualifikohet nga Eurovision, shkak sjellja e përfaqësuesit

Artisti holandez Joost Klein është skualifikuar nga Eurovision Song Contest pas një incidenti në prapaskenë.

Performuesi është dërguar në shtëpi pas një “sjellje jo të përshtatshme” ndaj një anëtareje femër të produksionit. Nuk dihet saktësisht për çfarë bëhet fjalë.

Në një deklaratë, organizatorët e konkursit thanë se "nuk do të ishte e përshtatshme që ai të vazhdonte në garë" derisa të zhvillohet procesi ligjor.

Klein kishte qenë ndër favoritët për të fituar konkursin e këtij viti me këngën e tij, Europapa. Një himn tekno pro-evropian, ai iu kushtua babait të tij, të cilin e humbi nga kanceri në moshën 12-vjeçare.

Lajmi për pezullimin e tij doli të premten pasdite, gjatë provës së parë të veshjes për finalen e madhe televizive të së shtunës.

Të fundit