Flash News

Bota

Humb jetën vullnetari që iu nënshtrua vaksinës anti-covid, nisin hetimet

Humb jetën vullnetari që iu nënshtrua vaksinës anti-covid,

Autoritetet shëndetësore braziliane thanë të mërkurën se një vullnetar që iu nënshtrua vaksinës anti-covid e krijuar nga kompania farmaceutike Astra Zeneca dhe Universiteti i Oksfordit kishte humbur jetën. Gjithashtu bënë me dije se për rastin kanë nisur edhe hetimet.

Pavarësisht ngjarjes së ndodhur testimi i vaksinës ani-covid do të vazhdojë. Nuk janë dhënë më shumë detaje, duke ruajtur besueshmërisnë e atyre të përfshirë në prova.

Universiteti Federal i Sao Paulo, i cili po ndihmon në koordinimin e provave klinike të fazës së tretë në Brazil, veçmas tha se vullnetari ishte brazilian pa zbuluar se ku jetonte personi.

Të fundit